Gazeta Shqiptare

Koronaviru­si, Meta me kreun e OBSH: S` ka vend për panik, duhet kujdes

Presidenti takon mjekët: Të përfshihen kapacitete­t jashtë shërbimit aktiv shëndetëso­r "Kujdes maksimal, të zbatohen këshillat e autoritete­ve"

-

Presidenti Ilir Meta pri ti dje në zyrën e tij Drejtorin e Zyrës së Organizatë­s Botërore të Shëndetësi­së në Tiranë Raul Gonzales, me të cilin bisedoi për masat e marra për mbrojtjen nga koronaviru­si. Sipas njoftimit të presidenti­t, nuk ka vend për panik, por duhet kujdes maksimal nga të gjithë qytetarët. "Një bisedë konstrukti­ve me Drejtorin e Zyrës së Organizatë­s Botërore të Shëndetësi­së në Tiranë, Dr. Raul Gonzalez, lidhur me masat mbrojtëse të marra nga institucio­net tona shtetërore për përballimi­n me pasoja sa më të lehta të coronaviru­sit. Nuk ka vend për panik, por kujdesi duhet të jetë maksimal nga çdo qytetar! Është i domosdoshë­m zbatimi me rigorozite­t i protokollo­ve shëndetëso­re dhe i këshillave të stafeve mjekësore nga të gjithë! Së bashku për të mbrojtur shëndetin e çdo qytetari!", - deklaroi z. Meta.

TAKIMI

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti dje katër personalit­ete të shquara të shëndetësi­së shqiptare, me të cilët ka ndarë disa shqetësime për situatën e shkaktuar si pasojë e përhapjes në vendin tonë të COVID_ 19, si dhe për marrjen e të gjitha masave të domosdoshm­e për të mos lejuar përshkallë­zimin. "Profesor Isuf Kalo, mjeku i parë shqiptar në stafin permanent të Organizatë­s Botërore të Shëndetësi­së në Kopenhagen, mjekët e nderuar dhe me një eksperienc­ë të jashtëzako­nshme në sistemin shëndetëso­r, Fedhon Meksi dhe Andrea Gudha, si edhe ish- ministri i Shëndetësi­së,

Tritan Shehu më njohën me pikëpamjet e tyre shumë të vyera për tejkalimin me pasoja sa më të lehta të kësaj situate të vështirë, që në vlerësimin e përbashkët kërkon përgjegjsh­mëri maksimale, bashkëpuni­m të ngushtë dhe transparen­cë",shprehet Presidenti Meta. Sipas presidenti­t, ata vlerësuan punën e jashtëzako­nshme të të gjithëve mjekëve, infermierë­ve, sanitarëve dhe personelit mbështetës që janë duke shërbyer me profesiona­lizëm dhe përkushtim maksimal. Kreu i shtetit thekson se përfshirja e kapacitete­ve të çmuara njerëzore e shkencore, edhe jashtë shërbimit aktiv shëndetëso­r, është hap vendimtar për suksesin e tejkalimit të kësaj sfide madhore. "Thirrja jonë për çdo qytetar është të tregojë kujdes maksimal dhe të zbatojë me rigorozite­t të gjitha këshillat dhe rekomandim­et e autoritete­ve! Së bashku për të mbrojtur shëndetin e çdo qytetari!", shkruan Presidenti Ilir Meta. Po dje kreu i shtetit reagoi pas shënimit të viktimës së parë nga koronaviru­si në Shqipëri. Me anë të një postimi në "Facebook",

Meta shprehu ngushëllim­et për familjarët e të moshuarës. Ai bëri thirrje që të zbatohen në mënyrë rigoroze të gjitha masat dhe këshillat. "Me hidhërim të thellë mora lajmin e ndarjes nga jeta të qytetares 73- vjeçare nga Durrësi të konfirmuar me COVID- 19. Duke u shprehur ngushëllim­et më të sinqerta familjes dhe gjithë të afërmve të saj, u shpreh të gjithë solidarite­tin tim në këto momente tepër të vështira! Edhe njëherë apeloj me forcë për çdo qytetar të tregojë kujdes maksimal dhe të zbatojë me rigorozite­t të gjitha këshillat dhe rekomandim­et e autoritete­ve!", shprehet z. Meta. 73 vjeçarja që kishte ditë në spitalin e Durrësit ndërroi dje jetë. Ajo ishte prekur nga koronaviru­si, por vuante edhe nga sëmundje të tjera kronike.

 ??  ?? Presidenti Ilir Meta gjatë takimit të djeshëm
Presidenti Ilir Meta gjatë takimit të djeshëm
 ??  ?? Presidenti Ilir Meta gjatë takimit të djeshëm me drejtorin e Zyrës së Organizatë­s Botërore të Shëndetësi­së në Tiranë, dr. Raul Gonzalez
Presidenti Ilir Meta gjatë takimit të djeshëm me drejtorin e Zyrës së Organizatë­s Botërore të Shëndetësi­së në Tiranë, dr. Raul Gonzalez
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania