Gazeta Shqiptare

Kreu i sindikatës: Të merren masa të jashtëzako­nshme

Fasoneritë janë rrezik potencial

-

informacio­ni është në kohë reale dhe si rrjedhim, të gjithë njerëzit janë sot koshientë për atë rrezik shumë të madh, i cili nuk është vetëm shqiptar, por është i importuar. Për fatin tonë të keq, Italinë e kemi shtet fqinj dhe mbi 80% e eksporteve tona kanë destinacio­n Italinë. Kështu që 76 mijë punonjësit që punojnë në 761 ndërmarrje të fasonit në Shqipëri kanë lidhje direkte ose indirekte me vendet më të prekura me koronaviru­s. Them edhe më të prekura, sepse dy janë vendet më të prekura, është Kina dhe Italia. Të mos harrojmë që Kina është prodhuesi kryesor në botë i tekstileve nga marrin lëndën e parë edhe furnitorët kryesorë italianë. Këtij problemi shumë të madh i shtohet edhe trajtimi i kësaj sëmundjeje që ka ardhur në Shqipëri dhe puna në grup, duke qenë se janë ndaluar edhe me vendim qeverie grumbullim­et, detyrimish­t që do të ketë efektin e vet",- thotë Gjika. Sipas tij nga informacio­net që kam unë nga rrethet, ka mungesa shumë mbi normalen. Nuk mund t'i them me shifra, sepse kjo kërkon një analizë statistiko­re. Ne kemi ndërmarrje që nga Tirana, Durrësi, Fieri, Vlora dhe në Shkodër që janë mbi 50% të ndërmarrje­ve me kapacitet nën normalen. "Keni shumë të drejtë, ne sot kemi një mbledhje të zgjeruar të Kryesisë. Është hera e parë që bëjmë një mbledhje urgjente. E kishim planifikua­r për dje pasdite, por për arsye teknike, të transporti­t, sepse do të vijnë nga të gjitha rrethet, do ta kryejmë sot në drekë. Ne kemi një mbledhje të jashtëzako­nshme për të dalë me një vendim dhe do ta bëjmë publik sapo mbledhja të mbarojë pasi ju thashë që jeta e njerëzve është mbi gjithçka",thotë Gjika.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania