Gazeta Shqiptare

Pezullimi i udhëtimeve, pasagjerët mund të kërkojnë kompensim

Anulimi i fluturimev­e si pasojë e COVID- 19, publikohet manuali për udhëtarët AAC: Ja si duhet të veprojnë pasagjerët dhe kompanitë ajrore

-

Pasagjerët që kanë humbur fluturimet për shkak të ndërprerje­s së linjave me Italinë kanë të drejtën e një itinerari të ri ( një bilete të re të mëvonshme) nga ana e kompanisë OSE dhe kanë të drejtën e rimbursimi­t të çmimit të plotë të blerjes së biletës nga ana e kompanisë me të cilën kanë prerë biletën. Të drejtat e udhëtarëve janë bërë të ditura nga Autoriteti i Aviacionit Civil, i cili jep edhe udhëzimet për të gjithë pasagjerët që janë prekur nga anulimi i udhëtimeve.

AVIACIONI CIVIL

Autoriteti i Aviacionit Civil ( AAC) informon të gjithë pasagjerët e prekur nga anulimi i fluturimev­e, për shkak të masave të marra në kuadër të parandalim­it të përhapjes së COVID- 19, se sipas parashikim­eve të Udhëzimit Nr. 01, "Për Kompensimi­n dhe Asistencën e Pasagjerëv­e në Rastin e Mospranimi­t në Bord të Avionit dhe Anulimit ose Vonesës Gjatë Fluturimev­e" pasagjerët: Kanë të drejtën e një itinerari të ri ( një bilete të re të mëvonshme) nga ana e kompanisë OSE, kanë të drejtën e rimbursimi­t të çmimit të plotë të blerjes së biletës nga ana e kompanisë me të cilën kanë prerë biletën. "Për të përfituar të drejtën e tyre, në një nga mënyrat e detajuara më sipër, pasagjerët duhet të vendosin kontakt me kompaninë ajrore me email/ telefon",- bën me dije AAC.

KOMPANITË

Në rastet e mos- përgjigjes nga kompania, pasagjerët kanë të drejtë t'i drejtohen Autoriteti­t të Aviacionit Civil, në cilësinë e autoriteti kompetent për zbatimin e udhëzimit të të drejtave të pasagjerëv­e. Autoriteti i Aviacionit Civil, pas marrjes së njoftimit ( reklamimit të problemati­kës me një nga kompanitë) nga pasagjeri, menjëherë do të merren masa të nevojshme për të siguruar respektimi­n e të drejtave të tyre dhe do të mbajë çdo pasagjer të informuar për statusin e çështjes së tyre. Sipas njoftimit adresa ku duhet të kontaktohe­t me autoriteti­n është pax@ acaa. gov. al. AAC i bën thirrje të gjithë qytetarëve të zbatojnë këshillat parandalue­se të dhëna nga autoritete­t shëndetëso­re për parandalim­in e përhapjes së COVID- 19.

VENDIMI

Ministrja e Transporte­ve Belinda Balluku kërkoi dy ditë më parë bashkëpuni­min e ambasadës italiane në vendin tonë, që, nëse do të ketë kërkesa për të tërhequr italianët që ndodhen në Shqipëri, ta bëjë këtë vetëm përmes avionëve që vijnë bosh në aeroportin e Rinasit. E njëjta gjë do të vlejë edhe për tragetet. Kërkesa erdhi pas vendimit për të ndaluar të gjitha linjat e udhëtarëve me Italinë. Nga përtej Adriatikut nuk do të vijë askush në Shqipëri. Masa u mor pas vendimit të qeverisë së Italisë për të shpallur të gjithë vendin zonë e kuqe, për shkak të përhapjes së koronaviru­sit, autoritete­t shqiptare kanë njoftuar se sot do të jenë fluturimet dhe lundrimet e fundit drejt Italisë. Dje janë kryer fluturimet dhe lundrimet e fundit drejt Italisë, ndërsa nga ky moment do të pezullohen të gjitha udhëtimet ajrore dhe ato me traget nga Shqipëria drejt shtetit fqinj.

 ??  ?? Aeroporti “Nënë Tereza”
Aeroporti “Nënë Tereza”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania