Gazeta Shqiptare

Tatimet: Shmangni sportelet fizike, aplikoni “online”

-

Tatimet

u kanë bërë thirrje bizneseve që të shmangin sportelet fizike, dhe të aplikojnë online për çdo kërkesë drejtuar Administra­tës Tatimore. Në kuadër të masave të marra për të shmangur përhapjen e virusit COVID- 19, me qëllim zvogëlimin sa me shumë të kontakteve fizike në zyrat tona të Shërbimit, Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve fton të gjithë tatimpague­sit dhe individët e interesuar, të përdorin mënyrat elektronik­e të komunikimi­t për marrjen e shërbimeve që iu nevojiten, link me web. Drejtoritë Rajonale Tatimore do të përpunojnë kërkesat e dërguara nga çdo tatimpague­s dhe do të përgatisë përgjigjet të cilat do t'iu dërgohen elektronik­isht apo nëpërmjet shërbimit postar. Për çdo problemati­ke që do të hasni, apo shërbime të asistencës së përgjithsh­me, ju lutem të kontaktoni: Qendrën e Thirrjeve në numrin pa pagesë 0800 0002 si dhe Live chat nëpërmjet faqes zyrtare e internetit: https:// www. tatime. gov. al ose nëpërmjet e- mailit apo telefonit, Zyrat e Shërbimit për tatimpague­sit në çdo Drejtori Rajonale Tatimore.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania