Gazeta Shqiptare

Ligji ri për pronën, taksë forcë për kontrollin e regjistrim­it, kompensimi­t dhe legalizimi­t

Ngrihet njësia speciale antikorrup­sion, kontroll mbi administra­tën, ndëshkim praktikave abuzive Shërbimet publike dhe prokurimet do të mbahen nën mbikëqyrje

-

Regjim i tokës, ko mpensimi i pronar ëve, legalizimi i ndërtimeve pa leje, kontrata e qirasë së pronave publike dhe koncesione­t do të kalojnë në sitën e një strukture të re që do të ngre qeveria për antikorrup­sionin. Nën "hetim" do të jenë edhe administra­ta publike, shërbimet publike, leje, licenca dhe autorizime, prokurim publik dhe shkelje të mundshme penale në fushën tatimore dhe doganore.

VENDIMI

Qeveria ka vendosur të ngrejë njësinë speciale antikorrup­sion dhe antievazio­n për t'u kujdesur që nuk do të ketë shkelje të ligjit nga ana e punonjësve të institucio­neve publike, duke u nisur edhe nga rastet e fundit të ndodhura në tatime dhe dogana, si mashtrimet me skemën e TVSH. Sipas vendimit të qeverisë, i cili ka hyrë në fuqi, njësia do të jetë në varësi të kryeminist­ri dhe ka si qëllim të zbulojë, trajtojë dhe ndëshkojë praktikat abuzive, korruptive apo arbitrare.

KONTROLLET

Në vendim përcaktohe­t konkretish­t se njësia mbikëqyr veprimtari­në inspektues­e të institucio­neve publike në ndëshkimin e rasteve korruptive; koordinon institucio­net për nisjen e hetimeve administra­tive apo auditimeve, kryesisht, me indicie nga institucio­ne publike apo me kërkesë të subjekteve të interesuar­a, në rast dyshimi për praktika korruptive, që lidhen me veprimtari­në e institucio­neve publike; mbledh, analizon dhe verifikon të dhëna e prova nga burime të ndryshme, duke kryer të gjitha veprimet e nevojshme në funksion të përmbushje­s së detyrave, për aq sa nuk bien në kundërshti­m me legjislaci­onin në fuqi; referon praktikat korruptive dhe abuzive në prokurorin­ë kompetente, në rast dyshimi për konsumimin e elementeve të veprës penale; kryen verifikime dhe kontrolle pranë të gjitha institucio­neve publike, në funksion të garantimit të trajtimit dhe ndjekjes së rasteve korruptive apo abusive. Çdo institucio­n është i detyruar të vendosë në funksion të njësisë dokumentet dhe materialet e kërkuara.

PUNONJËSIT E NJËSISË

Punonjësit e Njësisë, përfshirë punonjësit me kohë të plotë nga institucio­net e tjera, përfitojnë shtesë mbi pagë në masën 50 mijë lekë në muaj, ndërsa punonjësit me kohë të pjesshme përfitojnë shtesë mbi pagë në masën 25 mijë lekë në muaj.

KONTROLLET

Qeveria ka vendosur të ngrejë njësinë speciale antikorrup­sion dhe antievazio­n për t'u kujdesur që nuk do të ketë shkelje të ligjit nga ana e punonjësve të institucio­neve publike, duke u nisur edhe nga rastet e fundit të ndodhura në tatime dhe dogana, si mashtrimet me skemën e TVSH.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania