Gazeta Shqiptare

Kreditë me probleme vijojnë uljen edhe vitin në 2020

Raporti i Bankës së Shqipërisë

-

Viti

2020 ka nisur me një përmirësim të raportit të kredive me probleme. Statistika­t e Bankës së Shqipërisë treguan se në fund të janarit ky tregues zbriti më tej në 8.3%, nga 8.4% që kishte qenë në fund të dhjetorit. Krahasuar me një vit më parë, raporti i kredive me probleme është ulur me tre pikë përqindje. Kjo tregon se ulja e kredive me probleme duket e qëndrueshm­e dhe ka një tendencë normalizim­i. Ky është një tregues thelbësor për shëndetin e sistemit bankar, është, gjithashtu, një faktor përcaktues në ofertën për kredi. Ulja e kredive me probleme është rezultat i një sërë masash të ndërmarra në vitet e fun

RAPORTI

Ulja e kredive me probleme duket e qëndrueshm­e dhe ka një tendencë normalizim­i. Ky është një tregues thelbësor për shëndetin e sistemit bankar është gjithashtu, një faktor përcaktues në ofertën për kredi. Ulja e kredive me probleme është rezultat i një sërë masash të ndërmarra në vitet e fundit, ku ndoshta efektin më të madh e dha rregullorj­a që detyronte bankat të nxirrnin jashtë bilancit kreditë e klasifikua­ra si të humbura prej më shumë se tre vjetësh.

dit, ku ndoshta efektin më të madh e dha rregullorj­a që detyronte bankat të nxirrnin jashtë bilancit kreditë e klasifikua­ra si të humbura prej më shumë se tre vjetësh. Që nga viti 2015, bankat kanë fshirë më shumë se 500 milionë euro kredi të humbura. Duke filluar nga ky vit, afati për të nxjerrë kreditë e humbura

jashtë bilancit do të shkurtohet në dy vjet, çka pritet të ndikojë në një ulje të mëtejshme të tyre në bilancet e bankave. Gjithashtu, ulja e kredive me probleme u ndihmua nga përmirësim­et në procesin e ekzekutimi­t të kolaterali­t dhe nga një përdorim më eficient i ristruktur­imit të kredive për huamarrësi­t në vështirësi të përkohshme. Sidomos që nga mesi i vitit të kaluar, ulja e raportit të kredive me probleme u nxit nga rritja e ritmeve të kreditimit. Statistika­t e Bankës së Shqipërisë treguan se vitin e kaluar portofoli i kredisë për ekonominë u rrit me më shumë se 7%, duke dalë nga një periudhë e gjatë stanjacion­i. Vetë rritja e madhësisë së portofolit të kredisë është një faktor me ndikim të rëndësishë­m në uljen e peshës specifike të kredive të këqija. Viti 2020 ka nisur me premisa të mira për sistemin bankar, por përmirësim­i i mëtejshëm i huadhënies duket se po përballet me rreziqe në rritje nga ecuria e ekonomisë reale.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania