Gazeta Shqiptare

Arrestohet ish- zyrtari i hipotekave, pjesë e grupit të strukturua­r kriminal "Vol- Vo 4"

-

TIRANË - Kapet një tjetër i kërkuar në kuadër të operacioni­t policor "Vol- Vo 4", i zhvilluar në tetor të vitit 2018, ku u godit një grup i strukturua­r kriminal në fushën e krimit ekonomik. Në pranga ka rënë ishpunonjë­si i Hipotekës së Lezhës, Eraldo Smaçi, lindur e banues në Pllanë të Lezhës. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, në kuadër të megaoperac­ionit policor të koduar "Vol- Vo 4". Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" në mungesë, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale "Shpërdorim detyre", "Falsifikim­i i dokumentev­e", "Falsifikim­i i vulave, i stampave ose i formularëv­e", "Shpërdorim­i i tokës" në bashkëpuni­m, në kuadër të grupit të strukturua­r kriminal, "Grupi i strukturua­r kriminal", "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturua­r kriminal".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania