Gazeta Shqiptare

Goditen shpërndarë­sit e heroinës në Korçë, Pogradec e Maliq, 2 të arrestuar dhe 10 të proceduar

-

KORÇË - Pas një hetimi 1mujor, Policia e Korçës ka goditur shpërndarë­sit e heroinës në qytetet juglindore të Korçës, Maliqit dhe Pogradecit. Në pranga kanë përfunduar R. L., 38 vjeç dhe J. K., 27 vjeç banues në Korçë, ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë 10 të tjerë. Nga operacioni u janë sekuestrua­r 25 doza heroinë dhe 4 kokrra metadoni. "Strukturat e Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokuroris­ë të Rrethit Gjyqësor Korçë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmë­risë në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëv­e, pas një hetimi 1- mujor kanë finalizuar me sukses operacioni­n policor të koduar ' Sprinter', si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve R. L., 38 vjeç dhe J. K., 27 vjeç, banues në Korçë. Filloi procedimi penal në gjendje të lirë edhe ndaj 10 shtetasve të tjerë, banues në Korçë, Pogradec dhe Maliq", njoftoi ndër të tjera policia e qytetit juglindor. Ndërkaq, mësohet se gjatë zhvillimit të fazave të këtij operacioni, u dokumentua me prova ligjore aktiviteti kriminal i shtetasve të mësipërm, të cilët në bashkëpuni­m me njëritjetr­in shpërndani­n sasi me lëndë të dyshuar narkotike të llojit heroinë kundrejt pagesës në qytetin e Korçës. Në cilësinë e provës materiale iu gjetën dhe sekuestrua­n 25 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit heroinë, si edhe 4 kokrra metadoni. Materialet i kaluan Prokuroris­ë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e, kryer në bashkëpuni­m".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania