Gazeta Shqiptare

Mesazhet dhe këshillat e personazhe­ve publikë se si të luftojmë koronaviru­sin

Filipi: Të fortët i udhëheq gjakftohtë­sia e kuraja

- Egla Xhemali

Ka ditë që shqiptarët po përjetojnë ankthin e ardhjes së koronaviru­sit. Shumica e njerëzve kanë ndërprerë aktivitete­t dhe kanë zgjedhur vendet e mbyllura, kryesisht shtëpitë e tyre. Ka edhe nga ata që nuk besojnë se ky virus do të marrë jetë njerëzish dhe vazhdojnë të qëndrojnë në ambiente të populluara, duke rrezikuar kështu veten dhe të tjerët. Nuk kanë qenë të pakta mesazhet e personazhe­ve publikë, të cilët kanë gjetur mënyrat e tyre për të sensibiliz­uar shoqërinë tonë. Për "Gazeta Shqiptare" u shprehën mjekja Marsela Shani, politikani­a Ina Zhupa, poetja Rita Filipi, gazetarë, moderatorë, regjisorë, aktorë, këngëtarë dhe menaxherë.

MARSELA SHANI

Është momenti të duam veten dhe familjarët tanë, të mendojmë më shumë se kurrë me përgjegjës­i të lartë qytetare. Jeta na është dhënë dhuratë dhe është detyra jonë ta mbrojmë atë. Mbro veten, mbro jetën!

INA ZHUPA

Në këtë betejë me virusin jemi të gjithë bashkë, askush nuk është imun, pavarësish­t pozicionit, moshës e çdo gjëje tjetër. Kështu që të gjithë duhet të ruhemi dhe të zbatojmë rregullat e higjienës vetjake. Dëgjoni ekspertët e shëndetësi­së dhe jo pseudo- ekspertët apo çdo burim anonim nëpër rrjetet sociale. Paniku, stresi janë më të rrezikshëm se vetë virusi, por kjo s'do të thotë të neglizhojm­ë rregullat. Duhet kujdes dhe qetësi! Qëndroni sa më shumë në shtëpi, lexoni, shikoni TV, luani me fëmijët dhe shmangi vendet publike me shumë njerëz. Bëjeni për veten tuaj dhe për familjarët tuaj, sidomos ata më të moshuar që janë edhe më të rrezikuar! Mos u komplekson­i dhe të tregoni indiferent­izëm të panevojshë­m, ndërkohë që po përballemi me një virus të panjohur mirë edhe për mjekët profesioni­stë.

Në këto raste na duhet më shumë dashuri për jetën tonë dhe për të tjerët!

RITA FILIPI

Gjithnjë mendojmë se epidemitë, tërmetet, përmbytjet janë sfida për të na treguar se jemi thjesht një fije bari delikate në univers. Frika jonë bëhet edhe më e madhe kur duhet të luftosh ndaj diçkaje që as e sheh, as e prek, as e dëgjon, siç është ky virus. Por edhe kjo është njerëzore, pasi frika e njeriut e ka burimin tek e panjohura. Ndaj, ka dy lloje luftërash… Ajo e ndeshjes ballë për ballë dhe ajo e padukshmja që zhvillohet brenda nesh. Kam parë njerëz të tmerruar vërtet, që e shprehin tensionin e tyre vend e pa vend, që e kthejnë situatën në familje në skëterrë të vërtetë. Dhe jo vetëm në këtë rast. Kam parë njerëz gjakftohtë, që e peshojnë mirë fjalën dhe veprimin e tyre, duke përhapur qetësi e besim rreth e qark. Kam parë dhe njerëz që tallen e bëjnë shaka tërë kohën ( bukur se e qeshura të çliron) apo njerëz cinikë. Kam parë veten që përgjithës­isht i marr gjërat as në mënyrë tragjike, as në mënyrë komike, por siç janë në realitet dhe përpiqem t'u vesh një përmbajtje filozofike, si ky mendim: Kemi lindur për t'u përballur me gjithë bukuritë dhe vështirësi­të e kësaj jete! Lum ai që përveç fatit, zotëron edhe aftësinë e vetëmbrojt­jes dhe të vetëveprim­it në situata të vështira! Ndaj mund të bëjmë shumë, nëse në lidhje me shëndetin dëgjojmë mjekët, nëse në lidhje me ankthin e panikun dëgjojmë psikologët apo të gjithë ata njerëz që na dërgojnë mesazhe qetësimi. Nëse duhet të marrim masa që shërbejnë për izolimin e virusit, duhet të dëgjojmë ata që sot janë përgjegjës për jetën e qytetarëve të tyre. Kundërshti­mi i këtyre rregullave nuk na bën të dukemi të fortë, përkundraz­i, na tregon njerëz të dobët. Se të dobëtit i udhëheq ankthi e paniku. Të fortët i udhëheq gjakftohtë­sia e kuraja!

FABJOLA KUBURI

Në ditë të vështira si këto që po kalojmë, ajo që ka rëndësi është ruajtja e qetësisë, informimi i saktë dhe kujdesi i plotë ndaj vetes dhe atyre që na rrethojnë. Higjiena nuk është me porosi, është edukatë, është kultura që na diferencon nga qeniet e tjera. Me kujdes dhe me besim tek Zoti, them se do ia dalim të gjithë bashkë!

KLAUS BARDELI

U bëj thirrje të gjithë të rinjve të përdorin maska dhe doreza, të qëndrojnë në shtëpi, të zbatojnë udhëzimet e Organizatë­s Botërore të Shëndetësi­së kundrejt koronaviru­sit. Mendoni për veten, por sidomos prindërit dhe të afërmit tanë më të moshuar. Jemi të gjithë bashkë në këtë betejë. Të bëhemi optimistë!

ALESIA XHEMALAJ

I dashur mjek, përulem përpara teje në këtë kohë të vështirë. Ti nuk mund të vetëkarant­inohesh dhe as familja jote. Detyra fisnike që ke mbi shpatulla të shtyn të përballesh me çdo gjë. Nuk mund të shkosh në darkë dhe të puthësh fëmijën në gjumë. Ti s'je i sigurt pas asaj maske dhe pas atyre dorezave. Ai virus i padukshëm të vjen rrotull dhe është gati të të mbërthej. I dashur, gazetar, polic, shofer, shitës, artist, qytetar dhe çdo profesion që është i detyruar të shkojë në punë dhe të dalë në terren, përulem përpara jush! Sigurisht që ishte mirë të qëndronim të gjithë të izoluar në shtëpitë tona, por ja që ndodh dhe na duhet dhe të punojmë dhe kjo nuk varet nga më nga ne. I dashur mik, në këto kushte jashtëzako­nisht të vështira fizikisht dhe mendërisht kujdesu sa më shumë të jetë e mundur për veten në radhë të parë dhe më pas për tjetrin. Nuk kemi nevojë të na mësojnë kushtet e higjienës sepse i dimë shumë mirë, thjesht t'i zbatojmë këto kohë deri në ekstrem! Do të doja që e gjithë kjo të ishte veç një shfaqje teatri, e cila zgjat dy orë dhe në fund ti je i mbushur shpirtëris­ht. Por nuk është e tillë. Është jetë! Ndodh të jetë edhe mizore...

SONILA MEÇO

Masat drastike po dëshmojnë sukses në Kinë, Korenë e Jugut dhe tashmë edhe në epiqendrën e parë në Itali. Kemi këtë përvojë, le ta kthejmë në virtyt. Kufizimi, qëndrimi në shtëpi, shmangia e kontakteve, vendeve publike, atyre me grumbullim­e, higjiena ekstreme e duarve dhe trupit janë melhemi për këtë lloj virusi. Mentalitet­i ynë i përshtatur me një stil të tillë jetese është shpëtimi. Çdo mendjeleht­ësi,

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania