Gazeta Shqiptare

Dita: Duhej të kishim më shumë pikë, japim çdo gjë për veten dhe fanellën

Kupat e Europës janë më pranë, ndonëse mesfushori pranon se këtë nuk e kanë ata në dorë Kapiteni i Skënderbeu­t flet për situatën e ekipit

-

Bruno Dita ishte autori i një prej dy golave të realizuar nga Skënderbeu në fitoren e këtyre të fundit ndaj Kukësit. Mesfushori ka folur në një prononcim për "BalkanWeb", ku ka shpjeguar formën e mirë që po kalon skuadra në këtë vit. Ndërsa ka theksuar se për dëmtimin në gju që nuk po i kalon, do të kryejë një rezonancë. "Mendoj se kemi pasur kohën e përshtatje­s më të madhe dhe faza përgatitor­e na ka ndihmuar shumë të kemi njohje me njëri- tjetrin si dhe rritje në gjendjen fizike. Mendoj se edhe detyrat që na jep trajneri Daja i zbatojmë me përpikmëri në fushë dhe jemi bërë një grup, që e shfaqim shumë mirë edhe në lojë".

PROBLEMI NË GJU

"U bë gati një muaj që kam një goditje në gju dhe nuk po më kalon. Nesër do të bëj një rezonancë që të shikoj çfarë kam, sepse gjatë gjithë kohës kam luajtur me dhimbje".

EUROPA SI OBJEKTIV

"Të gjithë na thoshin se për çfarë luani? Ne donim të ishim lart, por tani që e arritëm, është më e vështirë për të mbajtur ritmin. Mendoj se po të jemi në këto nivele, çdo gjë është e arritshme. Duhet të kishim edhe më shumë pikë, pasi kemi barazime. Me Tiranën dhe me Bylisin kemi pasur raste shumë të pastra në fund".

PARTIZANI

"Është e vështirë si çdo ndeshje, por ne do të japim më të mirën dhe do të bëjmë maksimumin që të dalim me tri pikë".

FAZA E KATËRT

"Nuk e shohim me faza, por i marrim ndeshje pas ndeshjeje. Kemi fillimisht sfidën me Partizanin, më pas kemi kohë për të menduar edhe për ekipin tjetër që vjen si dhe për Kupën, që e pretendojm­ë. Shpresojmë të jemi lart edhe në Europë, pastaj është puna e klubit për gjyqin e fiton apo jo. Ne të japim maksimumin për veten tonë, për fanellën për qytetin që të jemi në krye për vendet e Europës".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania