Gazeta Shqiptare

Rangnik- Milan, trajneri nuk ka thënë kurrë "po"

"Sky Sports Deutchalnd" mohon akordin

-

Zërat

që vijnë nga Gjermania nuk do t'i pëlqejnë aspak Milanit. Sipas "Sky Sport Deutchland", Rafl Rangnik nuk duket i interesuar për të pranuar ofertën e kuqezinjve, për të cilin kishin bërë gati rolin e dyfishtë si trajner dhe drejtor të zonës teknike. Në ditët e shkuara u bënë më të fortë zërat për një akord të arritur mes trajnerit të Lajpcigut dhe administra­torit të Milanit, Ivan Gazidis, dhe ky akord ishte dhe një nga arsyet e krisjes mes afrikanoju­gorit dhe Zvonimir Bobanit, i cili u shkarkua nga klubi më 7 mars. Sipas mediave gjermane, "është e pamundur që të vërtetohet arritja e një akordi", ndonëse vetë Boban, pas lamtumirës, deklaroi se Ragnik ishte bllokuar që në dhjetor nga Gazidis. Nëse këto zëra do të konfirmohe­shin, atëherë do të rriteshin shumë shanset për konfirmimi­n e Piolit. Por, natyrisht që kjo varet dhe nga rezultatet në kampionat, të cilat do të vendosin fatet e tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania