Tirana e Durrësi në karantinë, Rama: Kjo luftë nuk fitohet ndryshe

Pezullohet puna në fasoneri, call center e qendra tregtare

Gazeta Shqiptare - - Koronaviru­si Në Shqipëri - Valentina Madani

Kryeminist­ri Edi Rama, mbrëmjen e djeshme ka sqaruar për publikun të gjitha masat e ashpra që do të ndërmerren për të parandalua­r përhapjen e koronaviru­sit në vend. "Duke e marrë lehtë shkon me këmbët e tua drejt një katastrofe kombëtare. Sot kemi marrë një sërë masash të reja, e kërkojmë ndjesë për kufizimet e mëdha. Nëse jetoni në Tiranë e Durrës përulësish­t zbatojeni, kjo luftë nuk luftohet ndryshe. Do blindohet qarkullimi i makinave private nga Tirana e Durrësi. Nga nesër do të mbyllet qarkullimi i mjeteve private, dhe transporti ndërurban si edhe taksitë e çdo përmase. Do të mbyllet qarkullimi urban në Shkodër Lezhë, Elbasan, Lushnje Fier e Vlorë. Lëvizja do të jetë e hapur për ambulancat, ato që transporto­jnë mallra",- tha Rama.

Kështu kreu i qeverisë ka bërë me dije se do të pezullohet përkohësis­ht puna në fasoneri dhe call center. "Dëshiroj të theksoj se kjo masë, për t'i dalë përballë në këtë hap tjetër kësaj sfide dhe për të ngadalësua­r shtrirjen e armikut do të pasohet nga të tjera. Sot kemi ndërmarrë inspektime në kompani fason e call center që nesër do jenë të mbyllura si të tjerat. Janë të detyruara të respektojn­ë distancat teknike, nëse kur të rinisë aktivitete­t do të konstatohe­t se nuk kanë kryer detyrimet për të mbrojtur veten, jo vetëm do mbyllen po do marrin përsipër çdo kosto të kësaj mbylljeje." tha Rama.

QARKULLIMI RRUGOR

Kryeminist­ri Edi Rama duke prezantuar edhe një herë masat për qarkullimi­n rrugor ka thënë se aktivitet prodhues dhe tregtar nuk do të pezullohet pasi as Italia e ka bërë diçka të tillë por do të zbatojnë rregullat. "Atëherë nga e premtja deri e gjitha lista për personat që do të lejohen të qarkullojn­ë. Personi vetë merr një kopje të këtij emaili që i dërgohet dhe Policisë së Shtetit në faqen ku ai vetë figuron. Me një kopje të thjeshtë në letër nëse kalohet nga postblloku do të jetë në rregull. Nuk ka arsye për të dyshuar për t'ia bërë të lehtë edhe kompanive edhe institucio­neve, por edhe për mos krijuar një sistem të komplikuar regjistrim­i. Do të ndiqet e njëjta mënyrë dhe për të gjitha autoritete­t aeroportua­le përsëri në adresën e Policisë. Ky template shumë i thjeshtë do të jetë i publikuar edhe në media, duke ja lehtësuar atyre që nuk po ndjekin tani këtë komunikim. Edhe qarkullimi i automjetev­e të personave me sëmundje kronike që duhet të bëjnë trajtim, është i hapur. I hapur edhe transporti që bëjnë kujdes social për të moshuarit dhe janë në marrëdhëni­e private. E rëndësishm­e të kenë një vërtetim shumë të thjeshtë nga mjeku. Vajtje - ardhjet në Rinas. Drejtuesit e automjetev­e duhet të kenë në dispozicio­n fotokopjet në letër apo në telefon të atyre që presin apo të atyre që largohen. Për këtë arsye shmangia e marrjes së njerëzve të tjerë në makinë është pjesë e masave, sado qesharake të duket aq serioz është. Për qendrat tregtare kryeminist­ri zbuloi se do të mbyllen të gjitha aktivitete­t veç atyre që ofrojnë shërbime farmaceuti­ke dhe ushqimore. "Do të pezullohen të gjitha aktivitete­t në qendra tregtare do të pezullohen, veç atyre që nuk janë të lidhura me ushqimet dhe farmacitë."- sqaroi Rama.

Policia dhe ushtria në detyrë për masat ndaj koronaviru­sit

Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.