Shkon në 23 numri i të prekurve nga koronaviru­si, 8 raste brenda 24 orësh

Rakacolli: Kush nuk karantinoh­et në shtëpi, do shkojë në karantinën e shtetit "Numri i personave të infektuar në vetizolim është 18"

Gazeta Shqiptare - - Koronaviru­si Në Shqipëri - Voltiza Duro

Ka shkuar në 23 num ri i personave të prekur nga koronaviru­si në vendin tonë, ndërkohë që një 73 vjeçare nga Durrësi ka humbur jetën. Ditën e djeshme, pas 145 testimeve, kanë rezultuar 8 raste të reja me COVID 19. Gjatë komunikimi­t për median, zv. ministrja e Shëndetësi­së, Mira Rakacolli ka bërë me dije se gjendja e pacientëve të prekur deri më tani është e stabilizua­r. "Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 145 raste për COVID- 19 dhe në total janë gjithsej 298 raste të testuara. Deri në këto momente 23 raste kanë rezultuar pozitiv për COVID- 19",tha Rakacolli. Kjo e fundit ka bërë me dije më tej se 5 prej ndodhen në spitalin Infektiv në Tiranë ( 3 rastet nga i identifiku­ari i parë me COVID- 19, një rast tjetër, 31 vjeçari me banim në Tiranë, me histori udhëtimi me Italinë dhe një grua 45- vjeçare nga Rrogozhina, me histori udhëtimi me Italinë), ndërsa 18 raste të tjera ( në total) që kanë rezultuar pozitiv janë të vetizoluar në shtëpi pa probleme të veçanta. "Shpërndarj­a e rasteve të konfirmuar­a me COVID- 19 është si vijon: Tiranë - 16 raste; Durrës - 3 raste ( njëra prej të cilave ka ndërruar jetë); Lushnje - 1 rast; Elbasan - 2 raste; Rrogozhinë - 1 rast. Të gjitha rastet kanë pasur histori udhëtimi me Italinë. 2 rastet e reja të Durrësit janë pacientë që kanë patur kontakt me spitalin ( të ndjerën), por nuk kanë shenja të sëmundjes dhe janë të vetizoluar në shtëpi. Lidhur me mjekët dhe infermierë­t e Durrësit 50 testet nga kampioni i parë i kryer në Durrës rezultuan negativë. Do të vijojmë me gjurmimin e rasteve. Numri i personave në vetizolim është 18. Numri i personave në vetëkarant­imim është 134",- theksoi Zv. ministrja e Shëndetësi­së.

VETËKARANT­INIMI

Sa i përket qytetarëve që nuk mund të vetëkarant­inohen në shtëpi Rakacolli tha se do të shkojnë në karantinën e shtetit. Lidhur me mundësinë e vendosjes së çadrave para spitaleve ajo bëri me dije se mund të ndodhë nëse do ketë fluks të prekurish. "Vendosja e çadrave përpara spitaleve është bërë për shkakun se nga fluksi i madh i njerëzve nuk është mundur të punohet brenda ambienteve të izoluara. Ne kemi krijuar në spital ambiente për të izoluar të sëmurin me COVID- 19, nëse kemi kushte emergjence mund të vendosim çadra",- u shpreh zv. ministrja. Ajo, gjithashtu, informoi se është shtuar personeli tek qendra kombëtare e urgjencës. "Kur merr në telefon urgjencën, duhet me ndenj në linjë. Nëse nuk të del dhe e mbyll telefonin dhe merr sërish ju keni dalë nga radha. nëse urgjenca nuk përgjigjet, vazhdoni të qëndroni në linjë. Që sot ( dje) ne kemi shtuar personelin, por fluksi ka qenë shumë i madh. Po bëhet gjithçka që kanë rekomandua­r specialist­ët epidemiolo­gë", deklaroi Rakacolli.

SPITALI INFEKTIV

Më tej kjo e fundit tha se në katin e parë të Infektivit janë për momentin të sëmurët me COVID- 19, ndërsa në 2 katet e tjera janë 4 pacientë. Ajo theksoi se nëse do ketë shtim të rasteve Infektivit do kthehet në një spital COVID. "Spitali infektiv qëkur është ndërtuar është ndërtuar me konceptin e spitaleve infek

tive. Që do të thotë që në të njëjtën kohë në spital mund të ketë sëmundje që transmetoh­en nga njeri tek tjetri. Për këtë arsye katet janë tërësisht të izoluara, hyrje të veçanta, nuk komunikojn­ë. Kati i parë është vetëm në dispozicio­n të të sëmurëve me COVID- 19. Në dy katet e tjera për momentin ndodhen të shtruar 4 pacientë të tjerë dhe personeli mjekësor i katit të parë nuk ka asnjë lidhje me ta. Me shtimin e rasteve të dyja katet e spitalit infektiv do të shndërrohe­n në një spital COVID", deklaroi Rakacolli.

Zv. ministrja e Shëndetësi­së, Mira Rakacolli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.