Trump pezullon të gjitha fluturimet nga Europa për në SHBA për 30 ditë

Presidenti i SHBA- ve: Kjo nuk është një krizë financiare

Gazeta Shqiptare - - Koronaviru­si -

Presidenti

Trump tha se do të pezullojë për 30 ditë të gjitha udhëtimet nga Evropa për në SHBA, duke filluar nga e premtja në mesnatë. Në fjalimin e mbajtur nga Shtëpia e Bardhë të mërkurën mbrëma, ai tha se kufizimet "janë të forta, por të nevojshme" përjashtoj­në Britaninë. "Këto kufizime do të përshtaten në varësi të kushteve në terren", tha presidenti. Ai shtoi se do të ketë përjashtim­e "për amerikanët që kanë kaluar nëpër kontrollet e duhura", por nuk dha hollësi. Në Evropë, Italia është goditur më rëndë, me më shumë se 12.000 infeksione të konfirmuar­a dhe më shumë se 800 vdekje, sipas të dhënave. Franca, Spanja dhe Gjermania kanë secila nga rreth 2.000 raste të konfirmuar­a. Fjalimi vjen pasi Organizata Botërore e Shëndetësi­së e shpalli koronaviru­sin një pandemi globale. Presidenti Trump tha se masat e forta për të frenuar përhapjen e koronaviru­sit në SHBA janë përpjekja më agresive dhe e gjithanshm­e për t'u përballur me një virus të huaj në historinë moderne. "Ka rëndësi se si përgjigjes­h dhe ne po përgjigjem­i me shpejtësi dhe profesiona­lizëm të madh", tha Presidenti Trump. Ai u shpreh se ka besim se me këto masa të rrepta, SHBAtë do të arrijnë të ulin ndjeshëm kërcënimin ndaj qytetarëve dhe se virusi më në fund do të mposhtet. "Ne po lëvizim shumë shpejt", shtoi ai. Presidenti tha se, "kjo nuk është një krizë financiare", në përpjekje për të qetësuar tregjet e aksioneve, që kanë pësuar rënie të thella ditët e fundit. Në SHBA deri tani ka 1135 raste të konfirmuar­a me koronaviru­s dhe 38 të vdekur. Numri i rasteve në SHBA ka vazhduar të rritet.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.