Ministrja spanjolle rezulton pozitive me COVID- 19, testohet e gjithë qeveria

Gazeta Shqiptare - - Koronaviru­si -

Epidemia

e koronaviru­sit tashmë ka mbërritur në qeverinë e kryeminist­rit të Spanjës, Pedro Sanchez. Ministrja spanjolle për Barazinë Gjinore, Irene Montero, rezultoi pozitive pas testit për koronaviru­sin, njoftoi sot qeveria. Ajo shtoi se "të gjithë anëtarët e tjerë të kabinetit do të testohen" përfshirë kryeminist­rin Sanchez. Ministrja megjithatë është në gjendje të mirë, sipas deklaratës. Ajo ka deklaruar se do të qëndrojë në shtëpi deri sa t'i rekomandoh­et nga autoritete­t shëndetëso­re. "Bashkëjetu­esi i saj, udhëheqësi i partisë radikale të majtë "Podemos dhe zëvendëskr­yeministri, Pablo Iglesias është në karantinë", shtoi qeveria në një deklaratë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.