Basha përshëndet vendimin e BSH- së për shtyrjen e pagesës së kësteve të kredive

Gazeta Shqiptare - - Koronaviru­si -

Kryedemokr­ati

Lulzim Basha reagoi në "Twitter" në lidhje me vendimin e Bankës së Shqipërisë për pezullimin e pagesës së kredive, për shkak të përhapjes së koronaviru­sit. "Përshëndes Bankën e Shqipërisë për vendimin e pezullimit të pagesës së kredive, që është një nga masat e propozuara nga PD- ja. Është e domosdoshm­e në këtë situatë të jemi pranë qytetarëve, operatorëv­e ekonomikë e sidomos biznesit të vogël", shkruan Basha. Banka e Shqipërisë njoftoi të enjten marrjen e masave për pezullimin me tre muaj të pagesës së kësteve të kredive për bizneset dhe qytetarët. BSH do të punojë platformën se si do të operohet për këtë vendim. Më herët, të mërkurën kryedemokr­ati Lulzim Basha propozoi një plan me disa pika për mbështetje­n ekonomike të qytetarëve dhe biznesit, me qëllim kalimin e situatës së vështirë nga koronaviru­si. Një ndër pikat ishte dhe kërkesa drejtuar bankave për të rishikuar skedulimin e datave të pagesave të kësteve të kredive. Ndërkohë, në reagimin e tij, Basha i bën thirrje përsëri qeverisë të zbatojë masat ekonomike të propozuara nga qeveria. "Situata emergjente kërkon masa emergjente! Ftoj qeverinë që në këtë kohë krize të mos ketë asnjë kompleks të zbatimit të masave ekonomike dhe sociale të propozuara nga PD- ja, por të veprojë pa humbur kohë dhe t'i adoptojë këto masa për hir të të gjithë shqiptarëv­e. Koha nuk pret", shkruan Basha.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.