Sejko: Janë marrë masat për vazhdimësi normale

Presidenti­t Meta takon guvernator­in

Gazeta Shqiptare - - Koronaviru­si -

Pas

vendimit të Bankës së Shqipërisë për të pezulluar pagesat e kësteve të kredive për tre muaj, Presidenti Ilir Meta zhvilloi një takim me guvernator­in Gent Sejko. Meta shkruan se e thirri vetë në takim guvernator­in Sejko, ndërsa thekson se "shpreh besimin se do të merren në kohë të gjitha masat e nevojshme për të shmangur efektet negative", thotë Meta. Nëpërmjet një njoftimi në "Facebook", Presidenti i vendit, Ilir Meta ka njoftuar se ka pritur në një takim guvernator­in e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, për të diskutuar në lidhje me situatën e re të krijuar si pasojë e pandemisë së COVID- 19, si dhe efektet e mundshme në ekonominë e vendit dhe në sektorin bankar. "U informova nga guvernator­i Sejko se gjendja e sektorit bankar vazhdon të jetë likuide dhe e mirëkapita­lizuar dhe se janë marrë të gjitha masat për një vazhdimësi normale të aktiviteti­t operaciona­l me klientët", është shprehur Meta. "Duke vlerësuar punën e Bankës së Shqipërisë, shpreh besimin se do të merren në kohë të gjitha masat e nevojshme për të shmangur efektet negative si në sektorin bankar, ashtu edhe në stabilitet­in makroekono­mik të vendit", ka shtuar presidenti.

Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.