Ministria e Financave: Gjobat për vonesa mund të falen

Kërkohet shtyrje e afateve për dorëzimin e bilanceve

Gazeta Shqiptare - - Koronaviru­si -

imit dhe të bilanceve të biznesit, pasi janë të detyruar të mbledhin dorazi dokumentac­ionin e kërkuar. "Për shkak të mbledhjes së dokumentac­ionit, kontabilis­tët janë të detyruar të jenë 12 orë në ditë në kontakt me qytetarë, çka sipas tyre rrit rrezikun për shëndetin", shprehen kontabilis­tët Për shqetësimi­n e ngritur nga kontabilis­tët drejtori i

Përgjithsh­ëm i Politikave Fiskale, Niko Lera pohon se nuk do të ketë shtyrje të afateve, pasi dorëzimi i deklaratav­e dhe bilanceve kryhen online. Ai i këshillon bizneset që dhe pagesat t'i kryejnë online, jo fizikisht në bankë. Burimet nga tatimet deklaruan se shtyrja e afateve për pagesat e detyrimeve kërkon edhe ndryshime në legjislaci­on. Bizneset janë të detyruar të kryejnë më datë 14 pagesën e TVSh- së nëpërmjet bankave, ndërsa kontabilis­tët duhet të mbledhin dokumentac­ionin dorazi për plotësimin e bilanceve. Ndërkohë që po afron dhe 31 marsi, kur duhen dorëzuar online tek tatimet bilancet e vitit 2019. Për këtë arsye muaji mars është më i ngarkuari për kontabilis­tët, të cilët duhet të jenë në kontakt fizik me bizneset me qëllim mbledhjen e dokumentac­ionit të duhur për hartimin e bilancit. Drejtoria e Përgjithsh­me e taksave vendore në Bashkinë e Tiranës deklaroi më herët mbylljen e sporteleve për ofrimin e shërbimeve ndaj biznesit. Shërbimet për biznesin do të kryhen nëpërmjet zyrave postave dhe adresës elektronik­e.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.