Neranxi thirrje Ramës: "Mbyllni aktivitete­t tregtare", masat e marra nuk mjaftojnë

Gazeta Shqiptare - - Koronaviru­si -

Kreu

i Shoqatës për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe Tregut të Shqipërisë, Nikollaq Neranxi i ka bërë thirrje kryeminist­rit Rama dhe qeverisë të marrë vendimin ekstrem për të mbyllur aktivitete­t tregtare. Ai ka kërkuar që të vendoset mospagesa e asnjë takse apo tarife nga ana e biznesit për tre muaj si dhe të subvencion­ohet nga shteti pagesa e plotë e sigurimeve shoqërore të të punësuarve për të paktën tre muaj. Duhet parandalua­r sipas Neranxit pushimi i punëtorëve nga puna për shkak se pas kalimit të situatës bizneset të goditura nga kriza financiare do të fillojnë me pushimet. "Thirrje qeverise shqiptare dhe Kryeminist­rit Rama: "Mbyllni aktivitete­t tregtare dhe merrni këto masa lehtësuese!" Në situatën e krijuar, çdo masë, sado ekstreme në dukje, shërben për shëndetin e popullatës. Deri tani masat e marra janë ato të duhurat, por të pamjaftues­hme. Shoqata për Mbrojtjen e Tregtareve dhe Tregut të Shqipërisë me kryetar Nikollaq Neranxin, bëri thirrje dy ditë me parë për: Lehtësim të barrës fiskale, mos aplikim i kamatëvone­save në pagesat e faturave të ujit dhe të dritave, mos aplikim i gjobave për vonesa në pagesat e TVSh apo tatim fitimit, negocim me bankat për shtyrjen e pagesave të kësteve të kredive. "- thotë Neranxi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.