' Koha nuk pret', Basha: Të rishikohet buxheti, Rama të zbatojë masat e PD

"Qeveria 40 herë fonde më shumë për oligarkët sesa për koronaviru­sin"

Gazeta Shqiptare - - Koronaviru­si - Valentina Madani

Partia Demokratik­e i bëri dje thirrje qever isë që në këtë kohë krize të zbatojë pa kompleks masat e ekonomike dhe sociale të propozuara nga PD. Partia Demokratik­e propozon rishikimin e menjëhersh­ëm të buxhetit të vitit 2020, me qëllim përballimi­n e situatës së krijuar nga koronaviru­si, alokimin e fondeve të nevojshme për përballimi­n e situatës, rritjen e fondeve në buxhet për mbrojtjen shëndetëso­re në tërësi dhe rritjen e fondeve në buxhet për mbrojtjen sociale, sidomos ndaj atyre të moshës së tretë. Objektiv kryesor sipas PD, duhet të jetë rritja e fondeve në buxhet për mbrojtjen shëndetëso­re në tërësi si dhe rritja e fondeve në buxhet për mbrojtjen sociale, sidomos ndaj atyre të moshës së tretë. Lideri i opozitës Lulzim Basha në një reagim shprehet se qeveria ka planifikua­r 40 heree mee shumee fonde për oligarkët sesa për luftën kundër koronaviru­s. "Alokimin e fondeve të nevojshme në përballimi­n e kostove për testimet për personat që mund të jenë prekur nga COVID - 19 dhe për trajtimin e të sëmurëve, numri i të cilëve është rritur që nga momenti i zbulimit të "pacientit 0" dhe pritet të rritet dita- ditës. Nuk duhet të ketë mungesë fondesh për të blerë të gjitha pajisjet, kitet e nevojshme testuese dhe aparaturat për trajtim, sepse koha nuk pret, koha kushton jetë! Rritjen e fondeve në buxhet për mbrojtjen shëndetëso­re në tërësi. Rritjen e fondeve në buxhet për mbrojtjen sociale, sidomos ndaj atyre të moshës së tretë. Këto alokime fondesh dhe mbështetja me fonde të menjëhersh­me janë plotësisht të mundura, po të kemi parasysh se vetëm gjatë këtij viti, qeveria ka planifikua­r të harxhojë 40 herë më shumë për

PPP- të, sesa ka alokuar për koronaviru­sin: 120 milionë euro janë planifikua­r për 10 oligarkë dhe 12 PPP, ndërkohë që vetëm 3 milionë euro janë alokuar për krizën e koronaviru­sit", - theksoi z. Basha. Dy ditë më parë lideri i opozitës Lulzim Basha propozoi disa masa për të parandalua­r përhapjen e koronaviru­sit në territorin shqiptar mes të cilave edhe rishikimin e buxhetit 2020 dhe alokimimi i fondeve për shëndetësi­në. Madje kreu i PD kërkoi hapjen e thesarit të shtetit. Në listën e 6 masave kryesore, Basha nënvizon pezullimin e pagesës së ujit dhe energjisë elektrike për zonat e prekura si dhe pezullimin e kontributi­n e sigurimeve shoqërore. "Duhet të fokusohemi në dy komponentë kryesorë. Te komponenti i kujdesit për shëndetin dhe te komponenti që vendi të mos kalojë në kolaps total ekonomik. Grupi i punës dhe i ekspertëve në PD, konsultuar edhe me ekspertë, propozojmë këto masa: 1. Pezullimin dhe fshirjen e faturave të ujit në zonat ku virusi është shfaqur. 2. Të ndalohet shkëputja e ujit dhe dritave deri në tejkalimin e gjendjes. 3. Të pezullo

KOSTOJA

"Alokimin e fondeve të nevojshme në përballimi­n e kostove për testimet për personat që mund të jenë prekur nga COVID - 19 dhe për trajtimin e të sëmurëve, numri i të cilëve është rritur që nga momenti i zbulimit të "pacientit 0" dhe pritet të rritet dita- ditës. Nuk duhet të ketë mungesë fondesh për të blerë të gjitha pajisjet, kitet e nevojshme testuese dhe aparaturat për trajtim, sepse koha nuk pret, koha kushton jetë!", - tha z. Basha.

Kreu i PD- së, Lulzim Basha, gjatë takimit me gazetarët

Kreu i PD- së, Lulzim Basha

Gjatë një mbledhjeje të qeverisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.