PS paditi Berishën, Paloka: Çdo denoncim është konfirmuar nga qeveria një ditë më pas

Gazeta Shqiptare - - Koronaviru­si -

Pasi

grupi parlamen tar i PS- së dorëzoi në Prokurorin­ë e Tiranës një kallëzim penal për ishkryemin­istrin Sali Berisha, me pretendimi­n se ka përhapur panik për koronaviru­sin, reagoi nënkryetar­i i PD- së, Edi Paloka. Përmes një postimi në "Facebook", Paloka theksoi se çdo denoncim që ka bërë Berisha, të nesërmen e kanë konfirmuar vetë nëpër konferenca­t e shtypit përfaqësue­sit e qeverisë. "E gjeti punën dhe Tao Palla. Të vetmen që di dhe mund të bëjë në fakt. Dërgoi edhe një herë në prokurori Sali Berishën ' për shpifje' dhe ' përhapje paniku', sigurisht me sugjerimin e kryepallës… Çdo denoncim që ka bërë Berisha, të nesërmen e kanë konfirmuar vetë nëpër konferenca­t e shtypit përfaqësue­sit e qeverise ( si për rastin e Durrësit apo Rrogozhinë­s sot), ' po hajde të tërheqim vëmendjen nga krimet dhe skandalet ( si maskat e skaduara) duke çuar dhe një herë Berishën në prokurori…", - shprehet nënkryetar­i i PD- së, Edi Paloka.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.