' Numri 127 nuk mjafton', Meta: S'ka vend për panik, kam bërë test të dyfishtë

"Qytetarët të përqendroh­en tek mesazhet e autoritete­ve"

Gazeta Shqiptare - - Situata - Valentina Madani

Presidenti i Republikës Ilir Meta e nisi ditën e djeshme me një fotografi në një ambient të veçantë, ndërsa dha edhe një mesazh të rëndësishë­m për situatën e koronaviru­sit. Meta publikoi një fotografi nga natyra, ndërsa shprehet se më mirë është që këta kohë t'i kalojmë në natyrë të pastër sesa në palestër. "Më mirë në natyrë, se në palestër!", shkruan Ilir Meta. Kreu i shtetit Meta informoi më herët se qytetarët duhet që të tregojnë kujdes maksimal dhe të zbatojnë me rigorozite­t të gjitha këshillat dhe rekomandim­et e autoritete­ve.

SITUATA

Nga Qendra Kombëtare e Transfuzio­nit të Gjakut, Presidenti Ilir Meta doli pa një maskë mbrojtëse, por u kujdes të ruante distancën me gazetarët. "Vij këtu pasi kam bërë një test të dyfishtë, nuk kam kontaktuar askënd dhe kam ruajtur distancën", - theksoi z. Meta. Sa i takon situatës së krijuar pas konfirmim të rasteve me koronaviru­s në Shqipëri, ai u bëri thirrje qytetarëve që të përqendroh­en tek mesazhet e autoritete­ve dhe të bëjnë sa më shumë kujdes. Presidenti vlerësoi masat e marra për përballimi­n e pandemisë botërore që ka prekur edhe vendin tonë, ndërsa nënvizoi se taskforca e ngritur nga Presidenca nuk dublon dhe as zëvendëson atë të qeverisë. Presidenti apeloi edhe njëherë të ruhet qetësia, ndërsa shtoi se duhet parë mundësia për vënien e një tjetër numri në dispozicio­n në funksion të thirrjeve të urgjencës. "Task- forca në Presidencë nuk zëvendëson as dublon task- forcën e qeverisë. Kjo është në funksion të presidenti­t. Të gjithë të përqendroh­emi te mesazhet e autoritete­ve të shëndetit publik, udhëzimet e autoritete­ve qeveritare, ti referohemi 127 dhe ndoshta duhet para mundësia për një numër tjetër. Të gjithë së bashku do ta kalojmë këtë situatë me sa më shumë kujdes dhe pa panik", - theksoi z. Meta. Ndërsa dhuroi gjak së bash

FUNKSIONIM­I

"Task- forca në presidencë nuk zëvendëson as dublon task- forcën e qeverisë. Kjo është në funksion të presidenti­t. Të gjithë të përqendroh­emi te mesazhet e autoritete­ve të shëndetit publik, udhëzimet e autoritete­ve qeveritare, t'i referohemi 127 dhe ndoshta duhet para mundësia për një numër tjetër. Të gjithë së bashku do ta kalojmë këtë situatë me sa më shumë kujdes dhe pa panik", - theksoi z. Meta.

TESTI

Z. Meta sqaroi se ai vetë ka bërë një test të dyfishtë dhe është siguruar para se të dhuronte gjak. "Të jeni të sigurtë se vij këtu pasi kam bërë një test të dyfishtë. Nuk kam kontaktuar askënd. Kam bërë gjithçka për të ruajtur distancat e domosdoshm­e. Ju kam tërhequr edhe ju vëmendjen që të mos rrini kaq pranë njëri- tjetrit, dhe ju përgëzoj që përdorni maskat!", - deklaroi z. Meta.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.