Tjetërsimi i pronave në Shëngjin, arrestohet ish- drejtori i Hipotekës

Operacioni "Vol- vo 4"/ Eraldo Smaçi u arrestua pas gati një viti e 5 muajsh arrati 31- vjeçari dyshohet se "tjetërsoi pronat"

Gazeta Shqiptare - - Situata -

Ndoka dhe të afërm të këtij të fundit, janë vënë nën akuzë nga prokuroria në lidhje me tjetërsimi­n e pronave në zonën e Shëngjinit.

Megjithatë shumica e të arrestuarv­e për tjetërsim prone janë tashmë me masa më të lehta sigurie, ndërsa për një pjesë të të ndaluarve në këtë operacion përfshi grupin e drejtuar nga vëllezërit Avdyli, të akuzuar për trafik narkotikës­h kanë nisur proceset gjyqësore.

Hetimet për këtë grup nisën në vitin 2016 për dyshimet për trafik droge por përgjimet e grupit kriminal dhe bashkëpunë­torëve të tyre në Durrës, Kavajë, Lezhë dhe Dibër, zbuluan mes të tjerash një angazhim të të dyshuarve jo vetëm në trafikun e drogës, por edhe në mbështetje­n e zyrtarëve të ndryshëm socialistë në fushatat e tyre zgjedhore të vitit 2017.

Hetimet zbuluan po ashtu tjetërsimi­n e sipërfaqev­e të mëdha të pronës publike. Sipas prokuroris­ë, grupit të dyshuar kriminal i janë sekuestrua­r deri tani 300 mijë metër katrorë truall në bregdet, të cilat dyshohet se janë përvetësua­r në mënyrë të paligjshme pasi janë pronë publike, si dhe janë bllokuar hotele, apartament­e e automjete me një vlerë prej rreth 5 milionë euro.

Në një proces paralel prokuroria ka kërkuar dënimin e një sërë zyrtarësh të Lezhës përfshi ish- kryetarin e Bashkisë Fran Frrokaj, për një skenë të ngjashme të tjetërsimi­t të pronave.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.