"Shkozeti"/ Goditet grupi në Durrës, sekuestroh­et drogë dhe municion luftarak

Gazeta Shqiptare - - Situata -

Policia

e Durrësit informon se ka goditur një grup, të cilit i është sekuestrua­r drogë dhe municion luftarak.

Uniformat blu të qytetit bregdetar shprehen se operacioni është finalizuar, pasi është ndjekur për dy muaj me metoda pro aktive. Si rrjedhojë, dy persona u arrestuan, ndërsa njëri u procedua në gjendje të lirë.

NJOFTIMI I POLICISË SË DURRËSIT:

Durrës

Finalizohe­t një tjetër goditje e veprimtari­së kriminale në fushën e narkotikëv­e. Operacioni policor i koduar "Shkozeti" , ndjekur prej dy muajsh me metoda proaktive. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, si dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër. Sekuestroh­en një sasi dozash marijuanë, municion luftarak, peshore elektronik­e që shërbente për peshimin e lëndës narkotike, targa automjetes­h dhe aparate celular. Specialist­ët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëv­e në Drejtorinë Vendore Durrës, në vijim të punës për parandalim­in, evidentimi­n dhe goditjen e veprimtari­së kriminale në fushën e narkotikëv­e, si dhe në bazë të një hetimi dymujor të ndjekur me metoda speciale të hetimit, organizuan dhe finalizuan operacioni­n policor të koduar "Shkozeti", në kuadër të të cilit arrestuan në flagrancë shtetasit: Sh. H., 34 vjeç dhe E. H., 22 vjeç, banues në Durrës, të dy të dënuar më parë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e". Si dhe u procedua në gjendje të lirë për shkak të moshës, shtetasi I. H., banues në Durrës. Gjatë operacioni­t, si rezultat i kontrollit të ushtruar në një magazinë në pronësi të shtetasve E. H. dhe SH. H., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale dhjetëra doza me marijuanë, 425 fishekë luftarak, një peshore elektronik­e, 2 palë targa, si dhe 4 aparate celular të markave të ndryshme.

Materialet i kaluan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", "Mbajta pa leje e armëve dhe municionit" dhe "Moskallëzi­mi i krimit".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.