Policia sekuestron 613 kg kanabis dhe një gomone

Policia e Kurbinit ka vënë në pranga 2 persona si posedues të saj

Gazeta Shqiptare - - Situata -

Operacioni

policor i koduar "Godull" u finalizua pas diten e së mërkurës pranë bregdetit të Godullës në Kurbin.

Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi shtetasve

S. Z., 60 vjeç, lindur në Durrës dhe banues në Kurbin dhe R. S., 28 vjeç, banues në fshatin Thumanë.

"Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur "Godull", Kurbin, në një ambient në pronësi të shtetasit S. Z., gjetën dhe sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale 613 kg lëndë narkotike, e dyshuar cannabis sativa, si dhe në një ambient tjetër, po në pronësi të këtij shtetasi gjetën dhe një gomone," tha policia nëpërmjet një njoftimi për shtyp.

"Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit S. Z., është gjetur dhe sekuestrua­r një armë gjahu dhe 13 fishekë," shtoi ajo. Sipas policisë nga veprimet e para hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin do trafikonin lëndën narkotike përmes detit, ndërsa vijon puna për identifiki­min e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Operacioni i policisë së rendit në bashkëpuni­m me atë kufitare erdhi pas informacio­neve të siguruara në rrugë operative se dy shtetas dispononin një sasi lëndë narkotike gati për ta trafikuar. Materialet procedural­e i kaluan për ndjekje të mëtejshme, Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale "Trafikim i narkotikëv­e", kryer në bashkëpuni­m, mbetur në tentativë dhe "Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.