Gazeta Shqiptare

Djali- film, fëmija gjeni që dinte e përmendësh tërë filmin “Skënderbeu”

Historia e “jetimit” që jetonte rrugëve dhe njohja me Viktor Stratobërd­hën

- Nga Ylli Polovina

Kur në kinemanë e qytetit të Beratit filloi seanca e parë e shfaqjes së filmit “Skënderbeu”, fillimdhje­tor 1953, te punonjësi që rrinte para derës dhe lejonte hyrjen e shikuesve vetëm kundrejt një bilete të blerë, xha Hali, u afrua një fëmijë i vogël sapombushu­r të tetë vjeçët.

Pa e fshehur sikletin se po i kërkonte një gjë të “turpshme”, hyrjen pa biletë, i vogli lutjen ia bëri gjithsesi duke e parë kurajshëm në sy.

Xha Hali qe mësuar me bashkëqyte­tës që i ndërhynin të shihnin ndonjë film pa lekë dhe në këtë punë nuk ishte fort dorëlëshua­r, por vocërraku i atyre çasteve me vështrimin e tij e preku në zemër. Ai njihej si një fëmijë pa shtëpi, pa familje siç kishin gjithë të tjerët. Nëna e vërtetë jetonte në Berat, kurse njerka në Tiranë. I ati, pas divorcit, pati shkuar te gruaja e dytë në kryeqytet, por duke qenë jo fort i zot për ta mbrojtur të birin e tij, ia kishte lënë fatin në duart e njerkës.

Kjo sytë i pati vetëm për dy djemtë e vet nga martesa e mëparshme dhe i vogli, duke e ndjerë veten se po trajtohej si jetim, u largua nga Tirana pa marrë leje as nga i ati.

Udhëtoi fillikat. U rikthye në Berat me shpresë që nëna e vërtetë, që banonte aty, do të gjente brenda vetes pak dashuri për të, por pësoi zhgënjim të rëndë. Ajo u tregua e ftohtë, akull. Dukshëm dëshmonte se nuk donte të kishte më lidhje me të.

Kështu vogëlushi, që duhet thënë se qe kokë më vete, mbeti në rrugë dhe flinte ku të mundte, jo rrallë edhe brenda karrocave me kuaj, të cilët nga lagjja “Çlirim”, “Murat Çelebi” e dikurshme, transporto­nin pasagjerë për në “Pazar”, çfarë donte të thoshte qendra e qytetit.

Pajtonet bënin edhe rrugën e anasjelltë.

Natën të zotët çmprehnin kuajt dhe deri në mëngjesin e herët ndenjëset e meshinta qenë më të buta nga sa vocërraku mund t’i fantazonte. Mbi to flinte i qetë, ca më shumë që karrocat qenë të mbuluara nga lart dhe në të dy anët, duke penguar të hynte jo vetëm shiun, por edhe erën.

“Futu shejtan!” i tha menjëherë xha Hali dhe tetëvjeçar­i rrëshqiti mes njerëzve me bileta dhe sa hap e mbyll sytë u gjend në radhën e parë, në këmbë, në një kënd ku nuk binte në sy. Vështrimin e treti tek bezja e bardhë ku do të shfaqej, si të qe një ëndërr me ngjyra, filmi për Skënderbeu­n, heroin e madh të të gjithë shqiptarëv­e, emrin e të cilit ata e mësonin që sapo dilnin në jetë dhe për të lexonin sapo mësonin shkrim- këndimin në klasën e parë fillore.

Vocërraku i rritur me të keq, pa dashuri prindërore dhe mbetur pa shtëpi, e kishte ndërkaq një sekret pse e donte Skënderbeu­n pak më shumë se të tjerët: edhe ai e kishte emrin Skënder. Madje të dy prindërit, kur ishin të dashuruar me njeri- tjetrin e të lumturuar nga kjo lindje, emrin krijesës së tyre ia patën vënë pikërisht në nderim të Gjergj Kastriotit.

VIKTOR STRATOBËRD­HA, DËNOHET DHE NGA TIRANA, TRANSFEROH­ET NË BERAT

Më në fund në atë fillimdhje­tor 1953 seanca e parë e filmit sovjetoshq­iptar filloi duke i lënë spektatorë­t gojëhapur. Ishte një krijim gjenial në çdo sekuencë të tij, në çdo pamje dhe aktor, tingull muzike dhe hap i hedhur në valle, mahnitës në të gjitha peizazhet dhe marramendë­s në të tëra skenat e luftës. Aty qenë shumë vende të botës, që nga Stambolli deri në Venedik, shihje Krujën e mbi të gjitha Beratin. Filmi i jashtëzako­nshëm dhe i paparë ndonjëherë në atë kinema, madje as në “kohën e Italisë”, Luftës së Dytë Botërore ku qytetin e tyre e patën frekuentua­r filmat më të mirë të kinostudio­s “Luce”, ishte i gjatë dy orë e njëzetë minuta.

Pasi mbaroi shfaqja, shikuesit dolën dhe karriget e tyre ende të ngrohta i zunë spektatorë­t e seancës së dytë.

Por Skënderi i vogël qëndroi te vendi i tij i mënjantë në skajin e djathtë të rreshtit të parë. Duke e përpirë me vështrim të ngulmët, ai e pa sërish filmin. Më në fund u larguan nga salla shikuesit e seancës së dytë, hynë ata të së tretës shfaqje dhe Skënderi përsëri ia nguli vështrimin dy orë e njëzetë minutave.

Atë ditë të fillimdhje­torit 1953 Skënderi, mbiemri i të cilit nga prindërit e vet të kohës së lumtur e kishte Mustafaj, pa edhe seancën e katërt të filmit, të fundit.

Të nesërmen nuk i erdhi fare turp t’i lutej sërish xha Halit që të hynte në kinema pa biletë dhe ky i fundit t’i binte shkurt miratimit me shprehjen “Futu shejtan!”.

Kështu, vocërraku Skënder e pa filmin njëzetë e katër herë dhe nga që ai e pati magjepsur truri i tij pavullnets­hëm, por me vetëdijen e një saktësie të habitshme sfiduese për çdo dituri shkencore, madje edhe encikloped­i të famshme botërore, kishte kryer një gjest shumë të habitshme: e kishte mësuar atë përmendësh.

E rrëfente, madje e interpreto­nte, pa bërë asnjë gabim. Nuk harronte asgjë pa imituar, zë njeriu, fërkim shpatash, vrapim e hingëllima kuajsh, muzikë shoqëruese të çdo skene një për një, ujëra burimesh në gurgullim...

Kështu, tetëvjeçar­i Skënder Mustafaj u bë papritur dhe pas e menduar as vetë “çuni- film”, pra djali- film ose njeriu- film. Nëpër qytet kushdo që e njihte, pasi i jepte një pesëlekësh­e, i kërkonte të luante diçka nga filmi.

Porositësi­t ndonjëherë i caktonin edhe fragmentin që dëshironin.

Rrodhën ngjarjet deri sa në Berat mbërriti Viktor Stratobërd­ha. Qe vjeshtë e vitit 1956. Ishte emëruar drejtor i kinemasë së qytetit, çfarë pak nga pak iu bë pozicion i regjisorit të Estradës së qytetit.

Viktori pati qenë ndihmësreg­jisori numër një i filmit për Skënderbeu­n, ndërsa flitej se realisht, me kontributi­n e dhënë për regjisorin sovjetik Sergej Jutkeviç, kishte luajtur rol shumë më të madh. Stratobërd­ha pati qenë kyç në krijimin artistik të mjedisit shqiptar në film, duke e shpëtuar atë, bashkë me kolegë të tjerë aktorë bashkatdhe­tarë, prej ndonjë rreziku sovjetizim­i.

Populli i Beratit e dinte në vija të përgjithsh­me që tashmë Viktori, regjisori i parë i Kinostudio­s “Shqipëria e Re”, ishte dënuar pas asaj që ndodhi, në prill të atij moti, 1956, në Konferencë­n e Tretë të Partisë së Punës për Tiranën.

Me pak fjalë, edhe pse nuk kishin njohuri për shumë hollësira, fjalët e përhapura thoshin se qe “i dënuar politik”. Ndërkaq, te drejtuesit kryesorë të qytetit të Beratit dihej çfarë në thelb qe diskutuar në 23 dhe 24 prill, në mbledhjen e organizatë­n- bazë të Partisë së Kinostudio­s, ndërsa ajo pati diskutuar rezolucion­in e konferencë­s partiake të kryeqyteti­t.

I deleguar kishte qenë një politikan shumë i lartë i sektorit të arsim- kulturës, kandidat i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH- së, Manush Myftiu. Ky pati theksuar se mes armiqve të shfaqur në konferencë qenë edhe drejtori i Kinostudio­s, Nesti Zoto, po ashtu edhe regjisori i saj, Viktor Stratobërd­ha.

Posaçërish­t në adresë të tyre, Myftiu theksoi se “ata kanë pasur pikëpamje revizionis­te. Ata kanë dashur të godasin Komitetin Qendror dhe udhëheqjen”. Po ashtu se, “këta elementë kanë dashur të revizionoj­në Koçi Xoxen, por Partia e ka thënë cili ka qenë Koçi Xoxe dhe dëmet që i ka sjellë ai Partisë dhe sot ne themi se sikur mos ta kishim vrarë atëherë, sot, në 1956, atë do ta varnim. Koçin e dënoi Partia dhe pastaj gjyqi”. Gjithashtu: “Tuk Jakovën, vetë organizata bazë e Partisë e ka përjashtua­r nga Partia pas 140 pyetjeve që janë bërë për gabimet e tij”.

Në këtë mbledhje të organizatë­sbazë të PPSH- së për Kinostudio­n, Viktor Stratobërd­ha pati pohuar: “Unë nuk kam qenë as jam dakord me ata shokë që thonë se gjendja e popullit është e mjeruar. Kjo është mjaft e ulët dhe nuk i përgjigjet të vërtetës. Unë kam biseduar me shokët për çështje ekonomike dhe në asnjë mënyrë për gjendjen e mjeruar, siç u tha. Por formulimi i bërë për këtë pyetje ka qenë jo i mirë. Kemi filluar të bisedojmë për këto çështje qysh kur filluan të dalin materialet e Kongresit XX në shtyp, si dhe artikuj të ndryshëm në vendet e demokraciv­e popullore... Me vëllanë nuk kam biseduar asnjëherë.... Pakënaqësi kundrejt partisë unë e them sinqerisht nuk kam dhe as kam arsye për pakënaqësi. Partia më ka trajtuar si kuadër dhe për këtë e falënderoj atë, duke më vënë në poste të ndryshme, të cilat jam munduar t’i kryej mirë… Një pyetje për marrëdhëni­et me Jugosllavi­në që kam bërë unë, këtë e kam bërë pa më të voglin qëllim. Kujtoja se do të bëhej si në demokracit­ë popullore, të cilat kanë marrëdhëni­e kulturore, ku shkojnë e vijnë delegacion­e etj. Unë kështu e kuptoja dhe kështu e bëra, me pastërtinë më të madhe dhe pa asnjë qëllim. Porsa i përket pyetjes që bëra, nëse Komiteti Qendror e njeh gjendjen e varfëruar të popullit, unë e bëra këtë duke parë vështirësi­të ekonomike. Masat e fundit që janë marrë për heqjen e triskave e kanë ulur nivelin e jetesës, por shtypi nuk e ka shpjeguar që kjo është ulje provizore, përkundraz­i, shtypi shkruante se kjo është një fitore e madhe dhe një sukses i madh. Në qoftë se dyshohet se pyetjet i kam bërë me qëllim të keq, atëherë mund të bisedohet në pozita të tjera.

Porse thelbi i këtyre pyetjeve është se partia jonë nuk na i ka shpjeguar këto gjëra. Me nënën e Petro Lalajt nuk kam biseduar për çështje buke, por kam folur në lidhje me dhomën. Lidhur me pyetjet e papjekura në Vlorë dhe shoferit të studios. Një rast në Vlorë kam pyetur një grua plakë, nëse e ka zhdukur analfabeti­zmin. Ajo më tha: “S’marr vesh more djalë, pyet më mirë nusen”.

Shoferit i kam thënë në formë shakaje, në prezencën e shumë shokëve të tjerë të studios: “Më parë, sa herë ke ngrënë mish në javë dhe sa herë ha tani?”. Ai më

 ??  ?? Viktor Stratoberd­ha
Viktor Stratoberd­ha
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania