Masat gjysmake janë katastrofi­ke

Gazeta Shqiptare - - Situata - Nga Klodian Tomorri

( vijon nga faqja 1)

... më parë duke lejuar lëvizjen e lirë të udhëtarëve nga Italia. Institucio­net që duhet të mbronin shëndetin publik dështuan në mënyrë ekzemplare, por edhe të neveritshm­e të ndalojnë infektimin e paralajmër­uar të Shqipërisë.

Por pasi gabuan në fillim dhe lejuan infektimin e vendit, autoritete­t janë duke gabuar sërish me masat gjysmake që po ndërmarrin.

Kjo situate kërkon dorë të hekurt dhe masa drastike. Masat gjysmake në këto raste janë katastrofi­ke.

Shqipëria duhet të vendose urgjentish­t karantinën e detyrueshm­e për të gjithë udhëtarët që vijnë nga jashtë. Nuk është vetëm Italia e infektuar. Epidemia po përhapet me shpejtësi në Francë, Spanjë, Gjermani, Austri, Zvicër dhe kudo. Mbyllja vetëm e Italisë në kushtet kur udhëtarët nga vendet e tjera lejohen të hyjnë dhe lëvizin lirisht është totalisht e padobishme.

Pas sigurimit të kufijve, duhet urgjentish­t të thellohen më shumë masat e distancimi­t social në vend. Është e pafalshme se si lejohen ende hapur fabrikat e mëdha, call centerat, bankat. Tashmë duhet mbyllur çdo gjë përveç farmacive dhe bizneseve që prodhojnë apo tregtojnë të mirat primare të domosdoshm­e për popullatën.

Qeveria duhet të marrë përsipër nga buxheti një pjesë të kostove për pagesën e rrogave të punonjësve, të paktën për një periudhe dy javore. Mund të duket me kosto të lartë në fillim. Por është e sigurtë që kjo kosto, nuk është asgjë me faturën që do të shkaktohet nëse infeksioni përhapet masivisht.

Bëjeni sot. Bëjeni tani dhe lutuni që të mos jetë duke ndodhur sakaq transmetim masiv komunitar.

Kjo nuk është kohë për të hezituar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.