ATP pezullon të gjitha turnetë dero më 20 prill

Gazeta Shqiptare - - Situata -

ATP

ka njoftuar një pezullim gjashtëjav­or të turneve profesiona­lë të tenisit për meshkuj për shkak të masave që janë marrë për sigurinë, që vijnë si rezultat i shpërthimi­t global të emergjencë­s së koronaviru­sit. Pezullimi do të thotë që nuk do të zhvillohen eventet ATP Tour dhe ATP Challenger Tour të fiksuar në kalendar deri më 20 prill. Pas anulimit të turneut Indian Uells, ATP Tour ka në program Majemi Open, turneun e Hjustonit, Grand Prix Hasan II në Marakesh, Mastersin Rolex Monte- Karlo, Open Bank Sabadell në Barcelonë dhe Budapest Open. Në komunikatë­n zyrtare të ATP shkruhet: "Pezullimi prej gjashtë javësh vjen në vazhdën e deklaratës nga Organizata Botërore e Shëndetësi­së, e cila shpalli COVID- 19 një pandemi globale, dhe kufizimit të udhëtimit 30- ditor të shpallur nga Shtetet e Bashkuara për shtetas të huaj nga 26 vende evropiane. Pezullimi vjen gjithashtu edhe si pasojë e urdhrave të shumtë të pushtetit vendor për kufizime, ndalime ose anulime të tubimeve publike apo ngjarjeve. ATP ka monitoruar nga afër situatën që ndryshon me shpejtësi në lidhje me COVID- 19, duke u konsultuar me ekspertë mjekësorë dhe konsulentë­t e udhëtimit. ATP do të jetë do të kontrolloj­në fizibilite­tin e ngjarjeve pasuese në kalendar."

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.