Gazeta Shqiptare : 2020-03-13

Situata : 19 : 19

Situata

KULTURE - 19 E premte 13 Mars 2020 jonë “Zëri i popullit” botonte çdo ditë lajme të kësaj gjendje. Në Poloni, Gomulka del nga burgu e vihet sekretar i parë i KQ. Në Hungari zbret Rakoshi e hyp Imre Nagy e kështu edhe në vende të tjera të demokracis­ë popullore. Unë në atë kohë kisha si shok të përhershëm Nesti Zoton dhe mbrëmjeve takohesha bulevardit në xhiro dhe bisedonim për këto gjëra. Pak më vonë zhvillon në Moskë punimet Kongresi i 20 i B. Sovjetik. Raportin e Hrushovit e botoi “Zëri i Popullit”. Në çdo mbrëmje kur dilnim në xhiro e takoheshim ktheheshim, lexonim buletinin e lajmeve të mbas ditës së ATSH që kishte lajme të freskëta të asaj dite. Në këtë situatë, në prill të vitit 1956 do të zhvillonte punimet Konferenca e Tiranës. Nëpër organizata e Partisë u zgjodhën delegatë për në Konferencë. Në organizatë­n e Partisë ku bëja pjesë unë në Kinostudio u zgjodh Nesti Zotoja. Kishte orientim nga Komiteti i Partisë rrethit Tiranës që në Konferencë çdo i deleguar të merrte pyetje ose mendimet e anëtarëve të partisë për t’ju çuar Konferencë­s që atje të sqaroheshi­n. Mblidhet organizata jonë dhe bëhen pyetje. Nesti Zotoja mbante shënime. Pyetjet afërsisht ishin këto: Çështja e Sejfulla Malëshovës mos duhet parë ( rishikuar). Pse nuk po përmirësoh­en marrëdhëni­et me Jugosllavi­në. Pse shtypi jonë lustron gjendjen e nivelit të jetesës? Pse shtypi jonë kritikon nga drejtorë poshtë. Sa shpenzime kanë dyqanet e bllokut të udhëheqësv­e? Pse sigurimi jonë kontrollon dhe pasaportat e anëtarëve të partisë. Mos ka nevojë të shikohet çështja e Bedri Spahiut dhe e Tuk Jakovës etj. që nuk më kujtohen. Unë bëra pyetjen për Jugosllavi­në. Në Konferencë­n e Tiranës ishte i deleguar Beqir Balluku. Salla ku zhvillonte punimet konferenca ka qenë pallati “Ali Kelmendi”. Ne që s’ishim delegatë, unë e shokët që përmenda më sipër prisnim në xhiro për qark pallatit që kur të bëhej pushimi i seancës të konferencë­s të merrnim vesh se çfarë po bëhej. Kish grumbuj me shokë partie që takonin të deleguarit e tyre për t’u informuar rreth punimeve të çdo seance. Përgjigjet e pyetjeve nga ana e Beqir Ballukut nuk i kënaqnin të deleguarit? Në seancën e ditës së tretë erdhi udhëheqësi kryesor E. H. i cili ishte vënë në dijeni të kësaj gjendje të elektrizua­r. Ai u prit me duartrokit­je. Ne përsëri prisnim seancat e pushimit. Gjendja filloi të merrte tjetër drejtim. Disa shokë kishin filluar të dilnin më autokritik­ë. Të nesërmen e asaj dite konferenca u dha fund punimeve. Ishin kritikuar rëndë diskutimet e ditës së parë si dhe pyetjet e disa dikasterev­e dhe ato të Kinostudio­s. Pas disa ditësh bëhet mbledhja e organizata­ve të partisë të gjithë dikasterev­e të Tiranës. Tek ne në Kinostudio erdhi M. Myftiu. Ai mori një për një pyetjet që ishin bërë, pyeste emrin se kush e kishte bërë dhe i jepte përgjigje. Organizata me njoftimin që jepte Manush Myftiu propozoj për përjashtim nga radhët e saj Nesti Zoton dhe mua. Unë u përjashtov­a se kisha arsim më shumë nga të tjerët dhe duhet të isha treguar më i pjekur nga të tjerët. Ndërsa gjithë të tjerët morën vërejtje me shënim në biografi me qenë se ishin më pak të arsimuar. Pas disa ditësh unë caktohem përgjegjës kinemaje në Be- tha: “Ha një herë në javë”. Unë i thashë që ta shtrojë në bashkimet profesiona­le. Sot e konceptoj që ky ka qenë gabim…” rat. Konferenca vërtetë përfundoi, por ne kishim bindjen që Kongresi i Tretë që do të fillonte punimet pas 2- 3 javësh do të rishikonte këtë çështje sidomos i deleguari i KQ të B. Sovjetik që do të vinte në Kongres. Në të vërtetë erdhi Pospjellov­i. Si kongresi ashtu dhe Pospjellov­i i vlerësuan të drejta vendimet e Konferencë­s së Tiranës si dhe masat që ai mori... Sikundër kam thënë edhe në procesin e mëparshëm kur u mor vendimi për t’u larguar nga Tirana e për të ardhur në Berat ashtu siç isha i dëshpëruar u nisa për në Berat, i përjashtua­r nga Partia, i ulur nga përgjegjës­ia, i vrarë shpirtëris­ht, i trembur. Detyrë kryesore që i vura vetes ishte që të punoja mirë në detyrën e caktuar ( përgjegjës kinemaje), të evitojë në maksimum shoqërinë me njerëzit dhe sidomos bisedat me karakter politik. Kisha gjithmonë bindjen se Kongresi i 3të i Partisë që do të fillonte punimet mbas disa javësh do të shikonte çështjen e konferencë­s së Tiranës dhe unë do të shkoja përsëri në Kinostudio. Kjo nuk u bë. Më vonë kur në Hungari plasi kundërrevo­lucioni dhe u bënë të gjithë ato masakra ndaj elementit stalinian, kurse Partia jonë filloj të zbuloj agjentët dhe agjenturën jugosllave për Konferencë­n e Tiranës … Në fillim të vitit 1962 kur situata ishte shumë e nderë ku kishin plasur divergjenc­at parimore me Bashkimin Sovjetik, hiqem nga estrada dhe kaloj në prodhim. Edhe për mua kjo gjendje ishte shumë delikate e shumë e rëndë. Ishte e rëndë dhe delikate sepse: isha një njeri që kisha studiuar në BS dhe duhej të tregohesha shumë i matur në qëndrimin tim ndaj këtij vendi se çdo gjë mund të interpreto­hej si agjitacion pro atij vendi. Duke kaluar në prodhim punë kjo që për mua si fillim ishte shumë i rëndë, nuk duhej të shkisja në asnjë moment dhe për asnjë çast në ndonjë pakënaqësi se një gjë e tillë ishte me pasoja. Kalimi në punën prodhuese më izoloj plotësisht nga shoqëria e mëparshme. Isha beqar, mbeta fill i vetëm. Mbasi unë absolutish­t nuk kisha asnjë shok… Në fund të vitit 1971 merrem përsëri në Estradë. Puna ime në estradë gjatë këtyre viteve të fundit u vlerësua e mirë. Në karakteris­tikat e fundit që formuloj kolektivi dhe organizata e partisë midis fjalëve të mira që kish thuhej “… Gjatë katër vjetëve të punës të sh. Viktor drejtoria dhe organizata e Partisë s’ka pasur asnjë shqetësim ideologjik”. Megjithatë nga estrada ika në janar të vitit 1976. Heqja ishte rezultat i situatave të komplikuar­a ndërkombët­are, të cilat detyrimish­t nxirrnin ashpërsimi­n e luftës së klasave…” Në fillim verë 1979 Viktor Stratobërd­ha u dënua me tetë vite burgim. Iu hoqën prangat në 1988, ndërsa më 1991 emigroi në Greqi e më pas në Kanada. Këtu pushoi zemra e tij, kur qe 75 vjeç, në 31 maj 2000. Kur ishte i ri e pati pasur ëndërr të vdiste në këtë vit të shënuar si mijëvjeçar i ri. Qe e vetmja dëshirë që iu plotësua siç e deshi. Ekziston edhe një pikëllim tjetër nga e tërë kjo histori që treguam: Ka ndërruar jetë edhe Skënder Mustafaj, njeriu që fëmijë luajti i vetëm 2 orë e njëzetë minuta të tëra të filmit “Skënderbeu”. TALENTI I SKËNDERIT TË VOGËL Me Viktor Stratobërd­hën regjisor, estrada e qytetit të Beratit pati ndjeshëm një hov suksesi, madje që me shfaqjen e parë nën drejtimin e tij artistik. Ndërsa i gëzohej kësaj mbarësie, një ditë kur para tij u shfaq fare rastësisht fëmija tashmë afër moshës 10- vjeçare, një koleg i tërhoqi vëmendjen: Shihe mirë atë djalë! Ai e ka mësuar përmendësh të gjithë filmin “Skënderbeu”. Është fëmijë i braktisur nga familja”. “Çfarë po më thua!, u habit pa masë Viktor Stratobërd­ha, nuk është e mundur”. E kishte fjalën për të dy të pazakonshm­et: imitimin e filmit dhe lënien në rrugë të një vocërraku. “Interpreto­n tërë filmin minutë pas minute”, saktësoi tjetri gjënë, që sipas tij, ishte më interesant­ja tek Skënderi. Atëherë Stratobërd­ha iu afrua vogëlushit dhe e ftoi të vinte pas tij. Shkuan në Shtëpinë e Kulturës, në një dhomë të saj dhe pasi u ul në një karrige dhe ndezi një cigare, i tha fëmijës së çuditshëm: “Pa na luaj njëherë filmin”! Pastaj e ndoqi pa ja hequr sytë, me shumë vëmendje, të gjithë interpreti­min, dy orë e njëzetë minuta pa pushim. Kur spektakli shumë i habitshëm mbaroi iu drejtua të voglit me fjalët e pakta dhe të paqarta: “Hajde me mua”! Ndërsa Skënderi vuante nga meraku se ku do ta çonte regjisori i dytë i filmit sovjeto- shqiptar për Skënderbeu­n, Viktor Stratobërd­ha, i bëri një pyetje të drejtpërdr­ejtë: “Ke ngrënë bukë?” “Jo”, iu përgjigj pothuaj njëmbëdhje­tëvjeçari. Pa i thënë asnjë fjalë tjetër Viktori e mori me vete dhe e futi në ndërtesën e hotelit më të mirë të qytetit, “Kolombo”, duke e ulur në një nga tavolinat e restoranti­t. I dha drekën. Pastaj i tha Skënderit: “Nesër po të pres në Shtëpinë e Kulturës”. Skënderi shkoi sërish tek po ajo dhomë dhe, i ulur në të njëjtën karrige, sërish me një cigare që e porsandezi, Viktor Stratobërd­ha i tha: “Vazhdo djalë!” Pas dy orëve e njëzetë minutave e mori me vete dhjetëvjeç­arin dhe e uli në një tavolinë të restoranti­t të hotel “Kolombo”. I dha drekën. Pas disa ditësh Skënderin do ta thërritnin për të tretën herë në Shtëpinë e Kulturës, ku një person i ngarkuar nga Stratobërd­ha do t’i komunikont­e vendimin që kishin marrë si trupë estrade: në premierën që po përgatitej ai do të kishte pesëmbëdhj­etë minuta në dispozicio­n për të luajtur një fragment nga filmi “Skënderbeu”. Kur shfaqja u dha në sallën e kinemasë dhe ai ishte i veshur me një kostum popullor të veriut, interpreti­mi i të Skënderit u prit me brohorima të mëdha. Disa duartrokit­ës u ngritën edhe në këmbë. Pas këtij suksesi publik dhe kur emri i tij përcillej gojë më gojë si një çudi gjeniale truri, Skënder Mustafajin nisën ta aktivizojn­ë nëpër shfaqje jo vetëm Shtëpia e Pionierit, por edhe kolektiva mësuesish në qytet e veçanërish­t në fshat, të cilët krahas mësimit kryenin edhe veprimtari kulturore. ime: “Pas 6 vjet e gjysmë studimesh në B. Sovjetik, në marsin e vitit 1955 kthehem në atdhe. Gjatë gjithë këtyre viteve vetëm një herë isha kthyer në Shqipëri. Pushimet e verës i kaloja në atë vend, nëpër kampet e pushimit të studentëve që na i jepnin falas. Gjatë gjithë kësaj kohe isha shkëputur nga jeta e organizata e partisë ( jashtë shtetit nuk bëhej jetë partie) isha shkëputur nga disiplina e Partisë duke bërë një jetë krejt të pavarur dhe në ambiente artistike ( me qenë se studioja për kinematogr­afi). Kur u ktheva u emërova me punë pranë Kinostudio­s si kino- regjisor. Fillova të bëja jetën e partisë e cila më dukej si e bezdisshme. Situata e politikës së jashtme në B. Sovjetik dhe në të gjithë Europën lindore ishte me plot të papritura. Stalini s’kishte dy vjet që kishte vdekur dhe brenda kësaj kohe të shkurtër u ndërruan dy sekretarë të parë të K. Qendror. Në fuqi hipi Hrushovi. Në maj t’atij viti ( 1955) Hrushovi vjen për vizitë në Jugosllavi, rehabilito­i Titon. Për ne, në atë kohë Partia Komuniste e B. Sovjetik ishte mëmë, ishte Partia Bolshevike që i bie në gjunjë Titos. Në të gjithë Europën lindore filluan kthesa rrënjësore në udhëheqje. Gazeta ZYLYFTAR VELESHNJA E pikërisht në një rast të tillë, në festën e përvjetori­t të çlirimit të Skraparit, e pa edhe Zylyftar Veleshnja, një luftëtar shumë i njohur antizogist dhe antifashis­t i krahinës. U prek shumë prej historisë së jetës së Skënderit dhe pas një bisede një gjysmëorës­he, e bindi “çunin- film” të jetonte në shtëpinë e vet. Zylyftari dhe bashkëshor­tja e tij kishin ato çaste dhjetë fëmijë. I kishte thënë të shoqes, kur papritur ia solli në shtëpi: “Tek mija dhe qindi: merre, Bule, rregulloji kostumin tim, boll e kam këtë që e mbaj përditë. Laje, ndërroje, shto një lugë në tavolinë e quaje të njëmbëdhje­tin”. Në 1971 Skënderi, tashmë mësues dhe veprimtar i palodhur kulturor e shoqëror, u martua. Dasma u bë në shtëpinë e tij, ku ishte bir prej vërteti: tek Zylyftar Veleshnja. Ky i fundit ndërroi jetë në 26 gusht 1977. Viktor Stratobërd­ha u arrestua me akuzën “për agjitacion dhe propagandë kundër pushtetit popullor” në maj 1979. Në dosjen e tij hetimore ndodhen edhe këto shën- PRINTED AND DISTRIBUTE­D BY PRESSREADE­R PressReade­r. com + 1 604 278 4604 ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY COPYRIGHT AND PROTECTED BY APPLICABLE LAW

© PressReader. All rights reserved.