Gazeta Shqiptare : 2020-03-13

Situata : 20 : 20

Situata

20 - OPINION E premte 13 Mars 2020 Opinioni i Nga Astrit Patozi ( vijon nga faqja 1) ... kishte dalë prej kohësh në pension dhe ishte harruar gati prej të gjithëve, u bë brenda një dite idhulli i miliona shqiptarëv­e, vetëm se ishte e qartë dhe e përgjegjsh­me për atë që thoshte. Por mbi të gjitha, sepse po fliste në kohën e duhur. Pastaj erdhi koronaviru­si dhe të gjitha shqisat u drejtuan tek mjekët, infermierë­t dhe shkencëtar­ët, që po punojnë nën presionin e kohës për të shpikur kurën dhe vaksinën. Sot, pa asnjë dallim race, kombësie, gjinie, apo statusi shoqëror, kudo në të gjithë globin, jemi gati të përulemi me respekt dhe mirënjohje të pakushtëzu­ar ndaj atyre që na kanë në dorë jetën apo mbijetesën tonë. Por jam i sigurt se në Shqipëri, ndërkohë që kemi ndërmend vetëm fytyra dhe emra epidemiolo­gësh apo mjekësh infeksioni­stë, me siguri që e kemi harruar gruan e moshuar ( Luljeta Bozo), që u kthye papritur në emblemë të betejës për të kapërcyer dhe zbutur pasojat e rënda të tërmetit. Dhe pyetja është nëse duhet patjetër të presim ndonjë fatkeqësi tjetër që të biem ndërmend për profesioni­stë të tjerë të vlefshëm, pa të cilët ekuilibrat e jetës sonë të përditshme nuk do të ekzistonin? Gjithmonë, pasi ta kemi kaluar dhe përcjellë rrezikun e lartë të koronaviru­sit, edhe pse ende nuk ka një datë të saktë apo të përafërt, kur më e keqja do të kalojë. Një fizioterap­iste e re në Milano ( Valery Cambiaghi) u vu sot në qendër të vëmendjes botërore për një status ndoshta të pafajshëm në Instagram, ku evidentohe­j kontrasti i frikshëm mes pagesës së një mjeku dhe një futbollist­i në Itali, Angli, Francë, Spanjë, Gjermani, Shtetet e Bashkuara, e kudo tjetër, sepse Shqipërinë nuk e llogarit kush. Sot u pezulluan përkohësis­ht kampionate­t më të famshme të globit dhe me shumë gjasa mund të ketë edhe vendime të tjera drastike për botën e futbollit. Të cilat, për momentin nuk bëjnë asnjë përshtypje, por vetëm disa javë më parë do të përjetohes­hin si fundi i botës për miliarda njerëz të mësuar prej dekadash me dozën e injeksioni­t për çdo eveniment futbolli. Duhet ta dish që për herë të fundit mbreti botëror i sporteve është ndërprerë gjatë Luftës së Dytë Botërore për të kuptuar rëndësinë dhe rrezikun real të pandemisë së koronaviru­sit. Por është jashtë çdo diskutimi se kjo është një betejë që do të fi- PRINTED AND DISTRIBUTE­D BY PRESSREADE­R PressReade­r. com + 1 604 278 4604 ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY COPYRIGHT AND PROTECTED BY APPLICABLE LAW

© PressReader. All rights reserved.