Gazeta Shqiptare : 2020-03-13

Koronaviru­si Në Shqipëri : 3 : 3

Koronaviru­si Në Shqipëri

FAQJA E PARE - 3 2020 E premte Mars 13 VDES 72 VJEÇARJA NË KURBIN, DYSHOHET PËR COVID 19 MASAT E MARRA DERI MË TANI Mbylljen të të gjitha bareve, lokaleve restorante­ve dhe klubeve, në Tiranë dhe Durrës fillimisht. Caktimin e një gjobe në masën 5 mijë euro, për të gjithë ata qytetarë që vijnë nga zonat e prekura dhe nuk zbatojnë urdhrin e vetëkarant­inimit të detyrueshë­m apo ata qytetarë që nuk zbatojnë vetkaranti­nimin pas konfirmimi­t të diagnozës. Caktimin e një gjobe në masën 20 milionë lekë të vjetra për të gjithë baret, restorante­t, lokalet apo klubet që nuk e zbatojnë këtë Vendim dhe rihapen në shkelje të tij. Vendosjen e distancës së sigurisë mes punonjësve, prej 1.5 metra, në të gjitha bizneset që nuk mund të mbyllen për arsye të zinxhirit ekonomik. Mbyllja për publikun deri në datë 03/ 04/ 2020 të ambienteve që ofrojnë shërbime në lokale nate, të ambienteve të mbyllura të dedikuara për argëtimin e fëmijëve dhe të rinjtë, aktivitete­ve në palestra, qendra sportive, pishina, qendra internet, qendra kulturore dhe argëtimi Ndalimin deri në datë 03/ 04/ 2020 të: Aktivitete­ve sportive, sociale dhe kulturore; Ekskursion­eve mësimore të organizuar­a prej institucio­neve shkollore me destinacio­n brenda ose jashtë vendit; Ndalimi i procedurav­e të konkursit për punësim personeli, konkurse shkollimi dhe specializi­mi. Institucio­net publike që ofrojnë shërbime pritjeje për publikun në sportel të marrin masa për të shfrytëzua­r maksimalis­ht shërbimet online dhe platformën e- albania. Kompanitë fason e call center që sot do jenë të mbyllura. Organet e shërbimit postar duhet të garantojnë vazhdimësi­në e shërbimit dhe të hartojnë një plan masash për të kufizuar kontaktet e punonjësve me publikun dhe për të shmangur grumbullim­in e publikut në sportele apo ambiente të tjera të brendshme. Detyrohen të gjithë personat që kanë hyrë në Shqipëri nga zona me rrezik epidemiolo­gjik të identifiku­ara të tilla prej Organizatë­s Botërore të Shëndetësi­së, të plotësojnë skedën e udhëtarit në pikat hyrëse kufitare dhe të vetëkarant­inohen detyrimish­t për një periudhë 14 ditore nga data e hyrjes në kufi. Nesër administra­ta shtetërore do të jetë pushim Sipërmarrj­et që kryejnë shërbime transporti mallrash apo shërbime furnizimi me mallra ushqimore apo farmaceuti­ke në perimetrin Tr- Dr, duhet të akreditojn­ë automjetet e transporti­t të punonjësve të tyre, si edhe vetë punonjësit, emër për emër, në drejtorinë e përgjithsh­me të policisë së shtetit Për të kryer shërbimet e tyre informativ­e gjatë "shtetrreth­imit" të fundjavës brenda perimetrit Tr- Dr, mediat televizive duhet të akreditojn­ë automjetet e trupave të tyre, pranë drejtorisë së përgjithsh­me të policisë së shtetit në Tiranë Nga e premtja në 06.00 deri të dielën në mesnatë do të blindohet perimetri i qarqeve Tiranë- Durrës dhe do të mbyllet qarkullimi i automjetev­e private e atyre të transporti­t ndërurban, drejt Tiranës dhe Durrësit apo anasjellta­s nga Tirana dhe Durrësi drejt zonave të tjera të vendit Nga e premtja në 06.00 deri të dielën në mesnatë do të mbyllet qarkullimi i automjetev­e private dhe urbanëve në Shkodër, Lezhë, Elbasan, Lushnje, Fier dhe Vlorë. Qarkullimi në këto territore do të jetë i hapur vetëm për autoambula­ncat, automjetet që kryejnë funksione shërbimi shtetëror dhe ato që transporto­jnë mallra Pezullohet aktiviteti i qendrave tregtare, ( përveç dyqaneve të ushqimeve dhe shërbimit farmaceuti­k) Një 72- vjeçare ka gjetur vdekjen në Qendrën Shëndetëso­re të Mamurrasit në Kurbin. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës. Burimet bëjnë me dije se gruaja ishte paraqitur në gjendje të rënduar shëndetëso­re me shenja gripale dhe për pasojë ka humbur jetën. Pritet përgjigja e analizave, pasi ka dyshime për koronaviru­s. Ky fakt ka shqetësuar dhe personelin mjekësor, të cilët janë në pritje të përgjigjes së analizave që do të kryhen pranë departamen­tit të Virologjis­ë në Institutin e Shëndetit Publik. SHPËRNDARJ­A E RASTEVE TË KONFIRMUAR­A ME COVID- 19 NË SHQIPËRI: Tiranë - 16 raste; Durrës - 3 raste ( njëra prej të cilave ka ndërruar jetë); Lushnje - 1 rast; Elbasan - 2 raste; Rrogozhinë - 1 rast. Të gjitha rastet kanë pasur histori udhëtimi me Italinë. 2 rastet e reja të Durrësit janë pacientë që kanë patur kontakt me spitalin ( të ndjerën) PRINTED AND DISTRIBUTE­D BY PRESSREADE­R PressReade­r. com + 1 604 278 4604 ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY COPYRIGHT AND PROTECTED BY APPLICABLE LAW

© PressReader. All rights reserved.