Ilir Meta viziton vendlindjen: Çepani dha kontribut për Luftën Antifashiste
Presidenti bashkë me zëdhënësin: Së shpejti në Blush
Pasi
vizitoi kanionet e Osumit, Presidenti Ilir Meta ditën e djeshme shfaqet në vendlindjen e tij, në Çepan të Skraparit. Meta ka shfrytëzuar të dielën për të qenë në fshatin e tij, ndërsa ka lënë për pak çaste mënjanë pa politikën. Kreu i shtetit përmes një videoje nga ky fshat, përshëndet shqiptarët dhe iu uron atyre një ditë të mbarë.
“Përshëndetje të gjithëve, nga Çepani, vendli- ndja ime. T’ia kaloni sa më mirë sot”, shprehet Meta në video, ku shihet mes natyrës.
Presidenti Ilir Meta jep një lajm të hidhur në “Facebook”, teksa shkruan se komuniteti i Çepanit ka humbur një nga drejtuesit më të shquar dhe me kontribute të mëdha për shumë dekada, Servet Bashon.
Kreu i shtetit shkruan se ka vizituar sot djalin e të ndjerit “për t’i shprehur ngushëllimet, por edhe mirënjohjen që ruan traditat më të mira të familjes së tij dhe mbarë këtij komuniteti patriot”.
MESAZHI I METËS:
Në këto javë të veçanta edhe komuniteti i Çepanit humbi një nga drejtuesit më të shquar dhe me kontribute të mëdha për shumë dekada, z. Servet Basho. Evidentimi prej tij i kontributeve të jashtëzakonshme që kjo trevë dhe Çepani në veçanti dha gjatë Luftës Antifashiste mbeten me shumë vlerë edhe për të ardhmen. Sot vizitova djalin e tij, Isain, për t’i shprehur ngushëllimet e mia, por edhe mirënjohjen që ruan traditat më të mira të familjes së tij dhe mbarë këtij komuniteti patriot dhe punëdashës.
Më tej, duke publikuar foto në “Facebook” nga natyra e mrekullueshme,
Meta na tregon se e ka shoqëruar në këtë vizitë në Çepan zëdhënësi i tij, Tedi Blushi, me të cilin tregon se do të vizitojnë së shpejti edhe Blushin. “Me Tedin sot në Çepan dhe së shpejti në Blush”, shkruan Meta.