Gazeta Shqiptare

Mateo Spaho: Pagesat e qeverisë për pasojat e COVID- 19 minimale

BB e FMN kanë parashikua­r rrezik për ekonominë shqiptare

-

Ekonomia shqiptare është në rrezik për shkak të rritjes së numrit të papunësisë, ku prenda dy muajve kanë humbur punën mbi 61 mijë punonjës, dhe paketat e ndihmës që ka implementu­ar qeveria janë minimalist­e. Ky është vlerësimi i ekspertit të ekonomisë pranë PD, njëkohësis­ht pedagog pranë universite­tit "Luarasi" Mateo Spaho pohon se në vetëm 1 muaj gjatë pandemisë së koronaviru­sit, 61 mijë njerëz kanë humbur vendin e punës në Shqipëri. Spaho tha se shifra është alarmante, duke shtuar se edhe ndihmat që jep qeveria janë të pamjaftues­hme. "Edhe bota ka krizë. Edhe në Itali parashikoh­et krizë ekonomike, me ulje prej 10 përqind. Duhen krijuar korridore të qeverisë sonë me qeverinë italiane e tjera për të bërë të mundur uljen e turistëve të huaj në vend. Vendet e punës duhen ruajtur. Shqipëria ka humbur 61 mijë vende pune në vetëm 1 muaj ose 6 përqind të të punësuarve në Shqipëri ose ka krijuar papunësi prej 16 përqind. Aq më tepër që punonjësit nuk janë të mbrojtur. Në rastin e Shqipërisë kemi fenomenin e papunësisë që mund të bëhet edhe më keq në vazhdim. Qeveria duhet të harxhojë më shumë para për qytetarët dhe bizneset. Banka Botërore e BERZH ka dhënë borxhe pikërisht për këtë arsye",- tha Spaho.

VLERËSIMET E BB DHE FMN

Ekperti i ekonomisë Mateo Spaho theksoi se Banka Botërore e FMN- ja kanë parashikua­r rrezik real për ekonominë shqiptare. Ai dha rekomandim­e si mund të dilet më mirë nga kjo situatë pandemie. "Banka Botërore ka thënë se Shqipëria ka rrezik nga pikëpamja ekonomike. Edhe FMN ka thënse se recensioni në Shqipëri mund të shkojë deri 5 përqind. Muaji qershor është komproment­uar në këtë sens, sepse edhe

SPAHO

Ekperti i ekonomisë Mateo Spaho theksoi se Banka Botërore e FMN- ja kanë parashikua­r rrezik real për ekonominë shqiptare. Ai dha rekomandim­e si mund të dilet më mirë nga kjo situatë pandemie. "Banka Botërore ka thënë se Shqipëria ka rrezik nga pikëpamja ekonomike. Edhe FMN ka thënse se recensioni në Shqipëri mund të shkojë deri 5 përqind.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania