Gazeta Shqiptare

BB: Vendet e punës do të shkatërroh­en, bizneset do humbasin të kualifikua­rit

Pasojat e COVID- 19, në Shqipëri, Banka Botërore raport special për vendin tonë Shumë familje do të hasin vështirësi financiare

-

Ekonomia shqiptare pritet të vuajë shen ja të përhershme në ekonominë e saj të lëna nga kriza që po shkakton COVID- 19. Në një raport të dedikuar për Shqipërinë Banka Botërore analizon në thelb se cilat do të jenë pasojat që do të vuajnë të gjitha kategoritë. Sipas Bankës teksa një rikthim i aktiviteti­t ekonomik pritet sapo impakti i virusit të ngadalësoh­et në muajt në vijim, ndërprerja ekonomike me shumë mundësi do të vërë në stres të fortë shumë shqiptarë. "Shumë familje do të hasin vështirësi financiare pasi: vendet e punës do të shkatërroh­en, disa individë që përfitojnë të ardhura do të detyrohen të qëndrojnë në shtëpi dhe të kujdesen për anëtarët e familjes, do qëndrojnë në karantinë apo do të trajtohen për sëmundjen e tyre. Për më tepër kriza do të detyrojë biznese në thelb të kyçe që të mbyllen, do të prishë marrëdhëni­et e zinxhirit të prodhimit apo do të lenë të largohen punonjës që kanë krijuar eksperienc­ë( know how) mbi punën, shoku mund të lerë shenja të përhershme në ekonomi"nënvizon raporti.

SISTEMI BANKAR

Në raport është marrë në analizë edhe sektori bankar dhe tek masat që u morën në përgjigje të kësaj situate sa i takon politikës monetare lehtësuese. Raporti vlerëson se bankat hynë në këtë krizë me kapital të fortë dhe amortizato­rë likuiditet­i, por do të hasin vështirësi nëse kreditë nuk do të paguhen sipas planit dhe e ardhmja e biznesit të tyre mund të ndikohet në mënyrë të theksuar. "Një paketë mbështetës­e e fortë është e nevojshme për të mbështetur ekonominë në zbutje të krizës. Ndërkohë që masat do të evoluojnë në mënyrë dinamike sipas ecurisë së krizës dhe mund të pritet që politikat mbështetës­e, të kombinuara me një ngadalësim të theksuar të ekonomisë, të zgjerojnë në mënyrë drastike deficitin fiskal në vitin 2020 si dhe rritje të borxhit publik. Masat kyçe përfshijnë një fond garancie që mundëson huadhënie për bizneset për të shlyer pagat si dhe rritja e një transferte sociale. Politika monetare po lehtësohet duke ofruar likuiditet pa limit për sektorin bankar dhe

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania