Gazeta Shqiptare

Blerjet e institucio­neve për nevojat e COVID- 19 do kontrolloh­en, lista çfarë lejohet të prokurohet

-

Agjencia

e Prokurimit Publik dhe Ministria e Shënde tësisë dhe Mbrojtjes Sociale kanë dalë më një udhëzim të përbashkët lidhur me blerjet që iu lejohen institucio­neve për nevojat që vijnë nga COVID- 19. Në udhëzim nënvizohet se nga inspektora­ti Shtetëror Shëndetëso­r do të bëhen kontrolle të vazhdueshm­e për të parë cilësinë e mallrave dhe shërbimeve të blera si dhe aspektet teknike. Më poshtë udhëzimi i plotë bashkë me Aneksin 1 mbi materialet e nevojshme që duhet të blejnë autoritete­t kontraktor­e për efekt të COVID- 19. Sipas udhëzimit çdo autoritet kontraktor qoftë ky dhe organ qendror blerës apo autoritet kontraktor që do të prokurojë vet nevojat e tij për mallra dhe shërbime të nevojshme për përballimi­n e situatës së krijuar nga epidemia COVID19, gjatë gjithë kohëzgjatj­es së epidemisë duhet t'i referohet këtij Udhëzimi të Përbashkët në përcaktimi­n e objektit të prokurimit, listës minimale të mallrave dhe shërbimeve si dhe të dhënave teknike cilësore të tyre.

Udhëzimi përcakton se procedurat e prokurimit për plotësimin e nevojave emergjente të autoritete­ve kontraktor­e dhe lidhjen e kontratave publike nga ana e tyre për mallra dhe shërbime të nevojshme për përballimi­n e situatës së krijuar nga epidemia COVID- 19 gjatë gjithë kohëzgjatj­es së epidemisë do të kryhen për objektet e prokurimit, si më poshtë: Blerje materiale të nevojshme për mbrojtjen personale ( të lidhura ngushtësis­ht dhe të nevojshme për përballimi­n e situatës së krijuar nga epidemia COVID- 19 për nevojat e punonjësve të autoritete­ve kontraktor­e, "Shërbime dezifektim­i"( të lidhura ngushtësis­ht dhe të nevojshme për përballimi­n e situatës së krijuar nga COVID- 19, të ambienteve të brendshme dhe/ ose të jashtme të autoritete­ve kontraktor­e. Ndërkohë Inspektora­ti Shtetëror Shëndetëso­r do të kryejë inspektime sistematik­e në autoritete­t kontraktor­e gjatë gjithë kohëzgjatj­es së periudhës së epidemisë me qëllim verifikimi­n e kryerjes së përputhshm­ërisë së të dhënave teknike e cilësore, të mallrave dhe shërbimeve të përcaktuar­a në Aneksin 1 të këtij Udhëzimi, përkundrej­t zbatimit të penalitete­ve në fuqi ndaj personave përgjegjës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania