Gazeta Shqiptare

COVID- 19, Edi Rama: Në 18 maj do të jemi rikthyer 90% në normalitet

"Transporti publik, problem. Ja si do të bëhet hapja e kufijve"

- Voltiza Duro

Kryeminist­ri i vendit Edi Rama, ka zhvil luar ditën e djeshme një takim online me Komitetin Teknik të Ekspertëve mbi situatën e pandemisë në vend dhe planin e masave për rihapjen graduale. Kreu i qeverisë theksoi në fjalën e tij se pas datës 18 maj do të fillojë edhe procesi i hapjes dhe flukseve nga ajri e toka për hyrjen në Shqipëri. "Plani është i qartë që deri në datën 18 maj ne do jemi 90 % e kusur të hapur, e vetmja gjë që mbetet shqetësim është transporti publik me autobus apo fugona, sidomos ndërqyteta­s, po shohim të gjejmë një formulë kompromisi për këtë. Në këtë aspekt do jemi tërësisht të ekspozuar prandaj duhet të kemi një intensitet më të madh në komunikim me njerëzit dhe ndjekje të rasteve",- tha Rama. Më teh ai shtoi se hapja e kufijve do të jetë një tjetër sfidë për të respektuar karantinim­in. "Do të konsultojm­ë me ju të gjitha masat. Deri në datë 18 janë ato që janë, pastaj do të vijë procesi i hapjes dhe flukseve për të hyrë në Shqipëri nga ajri apo toka, aty do të jetë një tjetër sfidë për të respektuar rregullat e karantinim­it në shtëpi për ata që do të hyjnë në Shqipëri. Do të ishte mirë që ministria e Shëndetësi­së të përgatisë disa Materiale sensibiluz­uese për qytetarët në kushtet e rihapjes për kujdes dhe respektimi­n e masave",- shtoi kryeminist­ri.

COVID NË JANAR?

Kreu i ekzekutivi­t, Edi Rama i ka kërkuar ekspertëve që të sqarojnë hipotezën e hedhur nga disa mjekë që konsiston në përhapjen e koronaviru­sit në muajin janar. Komiteti i Ekspertëve Teknikë, kryesuar nga zv. ministrja e Shëndetësi­së Mira Rakacolli e ka hedhur poshtë hipotezën. "Nga rezultatet që shoh nuk mendoj që kemi pasur Covid që nga janari apo më parë. Them se ka ardhur nga fqinji ynë, pasi ka filluar në Itali

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri i vendit Edi Rama
Kryeminist­ri i vendit Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania