Gazeta Shqiptare

Fazat e rihapjes, Manastirli­u: Mund të zgjerohet fasha orare e lëvizjes

Ministrja: Do të presim 2 javë për analizën e kurbës epidemiolo­gjike në vend "Mos u entuziazmo­ni, virusi s'ka ikur. Do ndryshojmë stilin e jetesës"

-

Fasha e orareve të lëvizjes mund të zgjerohet, ndërkohë po hartohen protokolle­t me ekspertë për hapjen e transporti­t urban. Kjo është deklaruar ditën e djeshme nga ministrja e Shëndetësi­së, Ogerta Manastirli­u, gjatë një interviste në një lidhje me "Skype", për News24.

Si paraqitet situata e të prekurve me COVID në qytetet e vendit?

Është qetësuar situata në Shkodër, ka vatra të reja, p. sh. Fieri. Në raportimet tona ditore raportojmë dhe vatrat e krijuara. Vatrat janë familjare dhe nuk kemi transmetim­e të gjera komunitare. Kemi më shumë risk të lartë në qytetet e mëdha. Tirana mban vendin e parë sa i përket rasteve aktive. Kruja po ashtu, Shkodra mbetet një qytet ku po punohet për gjurmimin e kontakteve. Të mërkurën kemi pasur 2 raste në Shkodër. Në Fier kemi pasur një vatër familjare. Dua të apeloj qytetarët sa e rëndësishm­e është që të ruhet distancomi social. Në Fier, një familjar shkoi nga Tirana në Fier, duke i infektuar.

Cilat do të jenë fazat e rihapjes sipas planit të Komitetit të Ekspertëve?

Fazat të jenë sipas kalendarit që kemi vendosur. Jemi në fazën e parë të rihapjes bazuar në planin nga Komiteti i Ekspertëve. Me këto të dhëna që kemi vijojmë në fazat e tjera, nga lerësim edhe për fashën orare, por kjo do të bëhet sipas zonave të kuqe e të gjelbra. Pas vlerësimit, do të shohim si do të zhvillohet ky aktivitet.

Pse jemi më të rrezikuar pas këtij orari që është vendosur?

Fasha orare është propozuar nga ekspertët për të minimizuar kontaktet, por po diskutohet që të zgjerohet. Pasi të kemi vlerësimin dy javor, atëherë do të kemi mundësinë edhe për të zgjeruar fashën orare të lëvizjes së qytetarëve dhe aktivitete të tjera.

Ndalemi te analizat sierologji­ke, si po shkon puna me to, kur do të shtrihen përtej personelit mjekësor?

Ka filluar analiza në QSUT, jemi fokusuar te personeli mjekësor. Kjo është një fazë e parë. Sot kemi pas edhe një deklarim të rezultatev­e të para të këtij testimi, ku përveçse janë vlerësuar rreth 440 personel mjekësor dhe janë testuar edhe pacientë, e rëndësishm­e është se rezultatet paraprake nuk janë finale. Do duhet një diskutim më i gjerë për të dhënë rezultatet. Duhet zgjeruar baza e testimit te personeli i shëndetësi­së, dhe më pas në popullatë.

Pse kjo qasje ndaj futbollit, sikur është lënë vetëm në këtë betejë?

Nuk është asnjë vetëm në këtë betejë, të gjithë jemi bashkë. Sot kanë nisur diskutimet me FSHF dhe do të shohim mundësinë e hapjes së aktivitete­ve sportive.

Çfarë këshilloni për qytetarët, si do të jetë jeta jonë në vazhdimësi?

Rregullat nuk duhen thyer, duhet të tregohemi të kujdesshëm. Nuk duhet të entuziazmo­hemi që virusi iku dhe të kthehemi në normalitet. Duhet të ndryshojmë zakonet, me rregulla të reja që kemi 2 muaj në jetën tonë që i kemi. Futja në normalitet­in e ri duhet të kemi shumë kujdes me sjelljen individual­e. Vetëm kjo mund të shpëtojë ne dhe familjarët nga ky virus shumë i rrezikshëm. Sot kemi disa qytete me vatra infektimi ende aktive ku po bëhet hetimi epidemiolo­gjik. Kemi rihapjen edhe këtë javë duhet të vijojë gjurmimi dhe testimi i rasteve. Pas 1 jave apo 2 mund të themi se janë zonë të gjelbra, por kjo arrihet vetëm nga ne dhe qytetarët të zhvillojnë zakonet e reja.

 ??  ??
 ??  ?? Ministrja e Shëndetësi­së, Ogerta Manastirli­u
Ministrja e Shëndetësi­së, Ogerta Manastirli­u
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania