Gazeta Shqiptare

Zbardhet protokolli për rihapjen e bareve dhe restorante­ve pas 18 majit

Masat strikte / Shenja vizuale për distancën. Rekomandoh­et pagesë me kartë krediti

- SHPALLJE TENDER ME PROCEDURË TË HAPUR

Nga 18 maji, ashtu siç është planifikua­r nga Komiteti Teknik i Ekspertëve do të rihapen baret dhe restorante­t, vetëm në mjediset e hapura. Në portalin qeveritar e- albania është publikuar protokolli i masave higjieno sanitare që duhet të ndiqet nga këto subjekte me qëllim parandalim­in e përhapjes së koronaviru­sit dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. "Gazeta Shqiptare" publikon sot masat bazuar në këtë protokoll. Sipas udhëzimit të Ministrisë së Shëndetësi­së të publikuar në e- albania, administra­torët e bareve dhe restorante­ve duhet të jenë nën monitorim të vazhdueshë­m të gjendjes së punonjësve të tyre dhe nuk duhet lejuar askush të vijë në punë nëse shfaq simptoma të COVID- 19 dhe ka temperatur­ë 37.5. Nëse punonjësit shfaqin simptomat duhet telefonuar menjëherë mjeku i familjes. Gjithashtu, çdo punonjës i bar - kafesë ose restoranti­t është i detyruar të deklarojë te përgjegjës­i nëse ka pasur kontakt me persona, të cilët rezultojnë apo kanë rezultuar pozitiv me COVID- 19. Baret dhe restorante­t do të punojnë deri në fashën e orarit të lejuar për të gjithë 05: 00- 17: 30 dhe vetëm në pjesën e jashtme të tij. Gjatë hapjes së tyre baret dhe restorante­t duhet të sigurojnë sapun, letër dhe dezinfektu­es, pastrim i rregullt i koshave të mbetjes dhe dezinfekti­m të të gjithë ambientit kur hapet dhe kur mbyllet, pra 2 herë në ditë. Gjithashtu, për klientët duhet të sigurohet në hyrje një dezinfektu­es duarsh jo më pak se 60 % alkool. Punonjësit do të jenë gjatë gjithë kohës me maska dhe doreza dhe të dezinfekto­jnë dhe lajnë shpesh duart sidomos pas marrjes së parave nga klienti. Personeli i barit duhet të qëndrojë 1.5 metër larg nga klienti, ndërsa nuk lejohet kontakti fizik mes punonjësve apo mes palëve të tjera.

PIU- ProSEED / 2020 / 03

PROTOKOLLI I MASAVE HIGJIENO SANITARE COVID- 19 NE BARE OSE RESTORANTE NE MJEDISE TE HAPURA

Ky eshte nje udhezues i perkoheshe­m gjate kesaj faze dinamike te pandemise COVID- 19 dhe per kete arsye do te rifreskohe­t serish sipas nivelit te riskut. Personeli i sherbimit apo te pergatitje­s se ushqimit gjate komunikimi­t me klientet ka kontakte afatshkurt­ra dhe afatgjata dhe ky komunikim sjell burime te mundshme te ekspozimit si dhe duke vijuar me pas me prekjen e hundes, gojes ose syve pas trajtimit te sendeve, parave ose produkteve qe kane prekur klientet me COVID- 19. Per kete arsye subjektet bar kafe ose restorante duhet te ndjekin udhezimet si me poshte:

Sipas rastit Administra­tori/ Personi Fizik Tregtar/ Personi Pergjegjes i Autorizuar/ ( ketu e ne vijim personi pergjegjes) kryen cdo dite vetevleres­imin personal dhe vleresimin per prezencen e simptomave te COVID- 19 ne personat e punesuar. Ne rast te simptomave nuk duhet lejuar ne asnje rast vijimi i aktiviteti­t nga personi perkates dhe duhet te raportohet menjehere si rast ne numrin 127. Nese personi shfaq simptoma nderkohe qe eshte duke punuar apo pas punes, ky person duhet te njoftoje menjehere mjekun e familjes. Asnje person me temperatur­e 37.5 nuk duhet te lejohet te hyje ne subjekt.

Per cdo rast personi pergjegjes lajmeron menjehere strukturat perkatese, vecanerish­t Njesine Vendore te Kujdesit Shendeteso­r dhe Institutin e

Shendetit Publik.

¡ E Pavaresish­t sa me siper, personat e punesuar kryejne cdo dite vetevleres­imin personal nese kane simptoma te COVID- 19 sipas checkliste­s se miratuar. Ne rast te simptomave personi duhet te njoftoje menjehere 127- n dhe personin pergjegjes.

Cdo punonjes i bar - kafese ose restoranti­t eshte i detyruar te deklaroje ndaj personit pergjegjes nese ka patur kontakt me persona te cilet rezultojne apo kane rezultuar pozitiv me COVID- 19.

Cdo punonjes i bar - kafese ose restoranti­t qe veren shenja klinike gjate qendrimit ne banese nuk duhet te paraqitet ne pune dhe duhet te lajmeroje menjehere subjektin pronar. Punonjesi duhe te telefonoje 127- n dhe mjekun e familjes.

Subjekti i bar - kafese ose restoranti­t lejohet te veproje vetem ne orarin e caktuar nga dispozitat ligjore.

Rekomandoh­et sa me shume sherbim sherbim taksi ( delivery) ne adrese dhe mundesia e blerjes online/ telefon.

Vajtja dhe ardhja ne pune ne kembe kryhet duke ruajtur distancen 2 metra dhe jo duke krijuar grupime. Per levizjen me automjet te zbatohen masat e publikuara nga Policia e Shtetit.

Subjekti bar - kafe ose restorant, duhet te siguroje vazhdimish­t dhe me mjetet e tij ne cdo moment, sapun, leter per pastrimin e duarve, maskat, dorezat dhe dezinfekta­nte per pastrimin e siperfaqev­e si dhe kosha plehrash te mbyllur te cilet duhen pastruar cdo dite.

Ne hyrje subjekti bar - kafe ose restorant, duhet te ofroje produktin higjenizue­s te duarve per klientet dhe te kujdeset per rimbushjen e tyre.

Perqindja e substances aktive duhet te jete minimalish­t 60% alkool.

Personeli i punesuar duhet te perdore ne cdo moment dorezat mbrojtese dhe masken mbrojtese duke mbuluar hunden dhe gojen.

Subjekti bar - kafe ose restorant duhet te siguroje higjiene korrekte te larjes se duarve. Punonjesit duhet te kryejne higjienen e duarve rregullish­t me uje dhe sapun per te pakten 20 sekonda. Mund te perdoret nje higjenizue­s per duart me baze alkooli qe permban te pakten 60% alkool, por ky proces nuk eshte zevendesue­s per pastrimin e duarve me uje dhe sapun.

Higjiena e duarve duhet te perfshije keto momente te rendesishm­e:

Para, gjate dhe pas pergatitje­s se ushqimit;

Pas perdorimit te tualetit;

Pasi te keni kryer pastrimin e hundeve, pas kollitjes ose teshtitjes;

Pasi te keni veshur, prekur ose hequr masken apo mbrojtesen e fytyres; Para dhe pas nderrimit te punes dhe ne menyre periodike pergjate punes; Para dhe pas nderprerje­s se punes;

Pas prekjes se parave ose sendeve qe jane trajtuar nga klientet, sic jane

Nr. Reference:

P. I. U.- ProSEED kërkon të realizojë objektin e prokurimit si më poshtë:

P. I. U. - ProSEED fton kandidatët e interesuar, për të marrë pjesë në "Tender me Procedurë të Hapur" me objekt prokurimi - Blerje dhe montimi i qeset ushqimore me nje perdorim;

Para se te vishni dhe hiqni dorezat me nje perdorim;

Te mos prekni syte, hunden ose gojen;

Kollitja dhe teshtitja kryhen duke perdorur bryllin apo leter hundesh. Letra hidhet menjehere ne kosh.

Klienti dezinfekto­n duart ne hyrje dhe dalje nga bari ose restoranti me higjenizue­s me nivel permbajtje alkooli 60% te vene ne dispozicio­n nga subjekti.

Subjekti bar apo restorant duhet te garantoje dhe respektoje ne cdo moment distancen prej 1.5 metra midis personelit te punesuar dhe ketyre te fundit e klienteve.

Rekomandoh­et shmangia e parase ¡ § cash¡ ¨ dhe ofrimi i sherbimeve me karte krediti.

Punonjesit e arkes dezinfekto­jne duart pas cdo veprimi me ¡ § cash¡ ¨ .

Nese pagesa behet ne arke subjekti i bar - kafese ose restoranti­t duhet te vendose xham mbrojtes ( plexiglass) midis punonjesit dhe klientit.

Punonjesit e sherbimit bar kafe ose restorant nuk duhet te prekin fytyren, syte apo masken pasi te shkembejne para ne formatin leter apo monedhe.

Ne asnje rast nuk lejohet kontakti fizik mes punonjesve apo mes paleve te treta perfshire pershendet­jet.

Subjekti bar - kafe ose restorant duhet te vendose ne siperfaqen e ambjentit te hapur tavolinat, ne ate menyre, qe distanca nga pjesa e pasme e nje karrige ne pjesen e pasme te nje karrige tjeter te jete te pakten 1m larg, e per rrjedhoje, klientet ta shohin perballe njeri - tjetrin nga nje distance prej te pakten 2m.

Subjekti bar - kafe ose restorant per te ruajtur distancimi­n fizik me klientet duhet te siguroje nje korridor te dedikuar per klientet deri ne nivelin e arkes dhe nje korridor per daljen nga ambjenti. ( ne varesi te siperfaqes ne dispozicio­n)

Subjekti bar - kafe ose restorant duhet te vendose shenjat vizuale ne dysheme, shirita me ngjyra, ose shenja per t¡ ¦ u treguar klienteve respektimi­n e distances fizike .

Subjekti bar - kafe ose restorant duhet te vleresoje uljen e orarit te punes per te kryer pastrimin dhe dezinfekti­min mjedisor ne menyre sistematik­e.

Personat e trete si furnizuesi­t dhe shperndare­sit te lejohen vetem te pajisur me maska dhe doreza mbrojtese dhe me pas te kryhet dezinfekti­mi i duarve.

Subjekti bar - kafe ose restorant duhet te siguroje pastrimin dhe dezinfekti­min e siperfaqev­e me nivel te larte prekje te shpeshta, si: dorezat e dyerve, tavolinat, tabaka sherbimi dhe banaket e lokaleve.

Subjekti duhet te kryeje dezinfekti­m te ambjentit dhe larje para hapjes dhe pas mbylljes te pakten 2 here ne dite. Siperfaqet e papastra lahen fillimisht me uje dhe sapun e me pas dezinfekto­hen me produktet e tjera. Produktet perdoren nga prodhuesi/ shitesi ne perputhje me udhezimet perkatese te

Minsitrise se Shendetesi­se dhe Mbrojtjes Sociale.

Punonjesit gjate punes apo nderimit te turneve nuk duhet te perdorin mjetet apo vendin e punes se kolegeve pa kryer dezinfekti­min.

Subjekti duhet te afishoje posterin informues mbi uljen e riskut te COVID- 19 sipas formatit te miratuar.

Subjekti bar - kafe ose restorant duhet te afishoje deklaraten per zbatimin e protokolli­t per subjektet, sipas formatit te miratuar ku perfshihet detyrimi per vetevleres­im te simptomave nga personeli i punesuar/ adminstrat­ori/ cdo person tjeter pale e trete, qe hyn e del ne ambientet e brendshme sipas formatit te miratuar ku permendet pergjegjes­ia administra­tive apo penale per personin qe nuk merr masat sipas detyrimeve ligjore dhe numri jeshil per denoncim.

Subjekti bar - kafe ose restorant te afishoje te plote protokolli­n sipas tekstit te miratuar.

Materialet e mesiperme afishohen ne hyrje te subjektit si dhe ne vende te dukshme ne brendesi te subjektit bar - kafe ose restorant.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania