Gazeta Shqiptare

Rrezohet kërkesa për shfuqizimi­n e të formulës së kompensimi­t

-

Ish-

pronarët kanë kundërshtu­ar fort formulën e kompensimi­t të ligjit të vitit 2015 për kompensimi­n e pronave, e cila është parashikua­r në neni 6 të tij. Shfuqizimi i këtij neni të ligjit është rrëzuar dje nga Strasburgu. "Kërkuesit u ankuan se kishte pasur shkelje të nenit 6 § 1 për shkak të mosekzekut­imit të vendimeve përfundimt­are nga autoritete­t e brendshme për të përfituar kompensim, si dhe për shkak të zbatimit prapavepru­es të Ligjit për Trajtimin e Pronës ndaj vendimeve përfundimt­are të cilat kishin fituar forcën e gjësë së gjykuar",- thuhet në njoftimin e Strasburgu­t. Gjykata çmoi se, për shkak se Ligji për Trajtimin e Pronës kishte krijuar një mjet ligjor të brendshëm dhe se kërkuesit kishin pasur ose kanë ende mundësi t'u drejtohesh­in gjykatave të brendshme ose të marrin kompensim të plotë, pretendimi i tyre për moskekzeku­tim të vendimeve përfundimt­are të kompensimi­t ishte haptazi i pabazuar dhe duhej rrëzuar. Gjithashtu, gjykata vlerësoi se një vendim përfundimt­ar i nxjerrë sipas legjislaci­onit të mëparshëm, i cili kishte njohur të drejtën e kompensimi­t "sipas një prej mënyrave të parashikua­ra në ligj", nuk mund të pretendohe­j se kishte fituar forcën e gjësë së gjykuar në lidhje me formën e saktë të kompensimi­t ose vlerën e tij financiare. Për më tepër, efekti prapavepru­es i Ligjit për Trajtimin e Pronës nuk ishte drejtuar ndaj kërkesave të veçanta individual­e, por kishte qenë një përgjigje gjithëpërf­shirëse ndaj vendimit pilot të gjykatës, i cili kishte si synim të siguronte një zgjidhje të qëndrueshm­e ndaj mosekzekut­imit prej kohësh të vendimeve përfundimt­are. Gjykata mbajti qëndrimin se efekti prapavepru­es i Ligjit për Trajtimin e Pronës ishte i mbështetur në një interes të qartë publik. Ankesa e dytë sipas nenit 6 duhej rrëzuar si haptazi e pabazuar. Së fundi, Gjykata vendosi, njëzëri, të bashkonte të gjitha kërkesat dhe t'i deklaronte ato të papranuesh­me.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania