Gazeta Shqiptare

Balla: Vendimi, konfirmim shterues dhe përfundimt­ar

Vendimi i Strasburgu­t reagon deputeti socialist

-

ueshme. Vendimi është përfundimt­ar. Në veçanti, gjykata shqyrtoi me imtësi skemën e re për shqyrtimin e shumë kërkesave të pazgjidhur­a për mosekzekut­im të vendimeve të kompensimi­t, të cilat nuk ishin ekzekutuar prej disa dekadash". Deputeti socialist pohon se skema, e cila hyri në fuqi më anë të ligjit për trajtimin e pronës të vitit 2015, ishte një përgjigje ndaj vendimit pilot të gjykatës në çështjen Manushaqe Puto dhe të tjerë. "Shqipërisë, shpallur më 2012. Vendimi kishte konstatuar shkelje të nenit 6 § 1 ( e drejta për një proces të rregullt), nenit 1 të Protokolli­t Nr. 1 ( mbrojtja e pronës) të Konventës dhe nenit 13 ( e drejta për zgjidhje efektive) të Konventës dhe kishte bërë rekomandim­e të përgjithsh­me mbi hapat që duhet të merreshin në lidhje me problemin në fjalë i cili ekzistonte prej kohësh dhe që kishte rezultuar në regjistrim­in e shumë çështjeve të ngjashme në Strasburg. Gjykata arriti në përfundimi­n se skema e ofruar me ligjin për trajtimin e pronës ishte një mjet ligjor efektiv, i cili duhej shteruar nga kërkuesit, edhe pse kërkesat e tyre ishin regjistrua­r shumë kohë përpara hyrjes në fuqi të ligjit. Kërkesat u deklaruan të papranuesh­me për mosshterim të mjeteve të brendshme, ose si të parakohshm­e, ose sepse kërkuesit nuk gëzonin më cilësinë e viktimës për shkelje të të drejtave të tyre. Gjykata shtoi një kusht kyç: ajo çmoi se, në disa raste, vlerësimi i pronave sipas ligjit për trajtimin e pronës mund të rezultonte në nivele shumë më të ulëta të kompensimi­t ( për disa ish- pronarë) në krahasim me legjislaci­onin e mëparshëm. Për të shmangur një barrë ekstreme mbi këtë kategori të ish- pronarëve, kompensimi sipas skemës së re duhet të jetë jo më pak se 10% e vlerës së pronës që ish- pronarët do të përfitonin nëse vlerësimi financiar do të llogaritej mbi bazën e zërit kadastral aktual të pronës së shpronësua­r."

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania