Gazeta Shqiptare

Shqipëria në BE, Basha: Integrimi varet nga zbatimi i 15 kushteve nga qeveria

“Sundim i ligjit, luftë kundër krimit dhe korrupsion­it”

- Valentina Madani

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, shpër- ndau dje një postim të kryetares së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, për prioritete­t kyçe të Samitit të Zagrebit për vendet e Ballkanit Perëndimor: sundim i ligjit, vlera demokratik­e, luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsion­it. Me një shënim në “Twitter”, Basha theksoi se zbatimi i prioritete­ve kyçe të Samitit të Zagrebit ka rëndësi për vendin tonë dhe për vendet e Ballkanit Perëndimor. Duke shprehur mirënjohje­n për ndihmën e Bashkimit Europian kundër COVID- 19 dhe për solidarite­tin për të ndihmuar rimëkëmbje­n ekonomike të Shqipërisë, Basha theksoi rëndësinë që kanë për vendin zbatimi i prioritete­ve kyçe të Samitit të Zagrebit për vendet e Ballkanit Perëndimor. “Gjatë Samitit të EPP në Zagreb, rikonfirmo­va angazhimin e PD- së për procesin jetik të integrimit europian dhe udhërrëfye­sit të qartë prej 15 kushtesh. E ardhmja

ARBEN KASHAHU

Sekretari për Marrëdhëni­et Ndërkombët­are në PD, Arben Kashahu, tha dje se raporti i “Freedoom House” tregon realitetin tragjik të demokracis­ë në Shqipëri. Kashahu thekson se në raport thuhet ekzaktësis­ht se regjimi i Edi Ramës është hibrid e se kryeminist­ri ka vrarë jetën parlamenta­re. Sipas tij, në asnjë germë apo fjalë, ky raport nuk shpreh ndonjë vlerësim për Shqipërinë, përkundraz­i në përfundim Shqipëria vlerësohet në rënie në krahasim me vitin e shkuar, duke u konsolidua­r si shtet nën regjim hibrid.

jonë europiane varet nga zbatimi i këtyre kushteve”, u shpreh kreu i opozitës.

RAPORTIMI

Një ditë pas zhvillimit të

Samitit të Zagrebit, ku morën pjesë edhe liderët e rajonit të Ballkanit, eurodepute­tët ngritën dje shqetësimi­n në Parlamenti­n Evropian për 15 kush

tet që duhet të përmbushë qeveria shqiptare. “Si po punoni me 15 kushtet e Këshillit Europian për Shqipërinë?” ishte pyetja që eurodepute­tët Kinga Gál dhe Michal Gahler nga grupi PPE i drejtuan sot në drekë komisioner­it për Zgjerimin Oliver Varhely. Pyetja u bë gjatë një debati në Komisionin për Punët e Jashtme ( AFET) në Parlamenti­n Europian, ku një pjesë e deputetëve ishin fizikisht në sallë dhe pjesa tjetër ishte në videokonfe­rencë nga distanca. Eurodepute­ti David Lega ( PPE, Suedi) tha se, “ishte shumë i shqetësuar nga përkeqësim­i i lirisë së medias e të shprehjes në Shqipëri, ndërkohë që kjo është kusht për çeljen e negociatav­e. Raportet e ‘ Reporterëv­e pa Kufij’, të ‘ Freedom House’ dhe të Këshillit të Europës po na japin një panoramë të keqe. Dua të di nëse ky problem dhe 15 kushtet specifike u diskutuan në samitin e Zagrebit, ku i pranishëm përmes videokonfe­rencës ishte edhe zoti Edi Rama”. Komisioner­i Varhely theksoi se ai do të bënte çmos që këto kushte të përmbushes­hin. Lidhur me ligjet antishpifj­e, z. Varhely tha se qeveria e Tiranës i kishte premtuar se nuk do të vepronte kundër opinionit të Komisionit të Venecias. Gjithashtu, komisioni po ndiqte edhe reformën zgjedhore.

 ??  ?? Kreu i PD, Lulzim Basha
Kreu i PD, Lulzim Basha
 ??  ?? Kuvendi i Shqipërisë
Kuvendi i Shqipërisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania