Gazeta Shqiptare

‘ Të pavarurit’ në Kuvend, Ruçi: Jo vendime në sirtar, punësoni njerëzit

Guvernator­i: Gati plani post krizë. Kreu i KLP: Kuvendi të ngrejë pagat, t’i ‘ lajë duart’ me SPAK Kryeprokur­ori: Na duhen ekspertë dhe mbështetje financiare

- Valentina Madani

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi kri tikoi dje institucio­net e reja të drejtësisë teksa u kujtoi se shqiptarët presin shumë nga drejtësia. Përmes një videokonfe­rencë Gramoz Ruçi u bëri thirrje për një reagim të shpejtë. Sipas tij, edhe pse jemi në situatë emergjence, duhet të garantohet që të sundojë shteti i së drejtës dhe shërbimet e të drejtat e qytetarëve të jenë të garantuara. Ai përmendi institucio­net që nuk kanë sjellë ende raportet vjetore të Kuvendit, duke i kritikuar se ato nuk jepen sipas logjikes se institucio­neve, por ne kohën që i kërkon Kuvendi, i cili, sipas Ruçit, nuk i kërkon për statistike. “Sipas përcaktime­ve në ligjet organikë Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë, si dy institucio­ne të reja, kanë raportuar në Kuvend për gjashtëmuj­orin e parë të vitit 2019 dhe Kuvendi vlerësoi pozitivish­t veprimtari­në e tyre. Të dy institucio­net janë në vonesë për të dorëzuar raportin e parë vjetor”- theksoi z. Ruçi. “Vendimet Kuvendit nuk duhet t’i mbani në sirtar, por t’i zbatoni pikë për pikë. Vetëm kështu mund të arrijmë të flasim me të njëjtën gjuhë mbi plotësimin e detyrave respektive nga të tri palët: Kuvendi, qeveria dhe institucio­net”, tha Ruçi. Ai iu drejtua krerëve të institucio­neve të pavarura: “Vendosini njerëzit në punë dhe punoni me kapacitete të plota”. Gjithashtu, ai u shpreh se ‘ kërkojmë që qeveria duhet të angazhohet më shumë se deri tani për të raportuar periodikis­ht në Kuvend mbi zbatimin e rekomandim­eve të institucio­neve të pavarura nga ministritë dhe agjencitë e saj. Ju ankoheni se nuk keni stafe, por duhet të dini që organikat i keni të plotësuara”. Në këtë kohë pandemie, Ruçi kërkoi që të respektohe­n të drejtat kushtetues­e të qytetarëve.

PROKURORIA

Nga ana e tij prokurori i Përgjithsh­ëm Cela tërhoqi vëmendjen për mungesën e ekspertëve në luftën ndaj pastrimit të parave. Prokurori i Përgjithsh­ëm tregoi vështirësi­të e institucio­nit të tij në luftën kundër pastrimit të parave dhe sekuestrim­in e parave kriminale. “Jemi duke draftuar udhëzime të reja që do të ndihmojnë në mirëmenaxh­imin e ngarkesës së punës të prokuroris­ë dhe policisë gjyqësore”, deklaroi z. Çela. Kryeprokur­ori Çela u shpreh gjatë diskutimit online në mbledhjen e organizuar nga Gramoz Ruçi se Prokuroria e Përgjithsh­me po punon në disa drejtime, nga draftet për luftën kundër pastrimit të parave, OPGJ- të, por edhe sistemin statistiko­r, që sipas tij ka probleme serioze. “Shifrat janë inkurajues­e, ka një % dhe ngritje të numrit të personave të çuar për ndjekje penale për korrupsion. Edhe te hetimet proaktive ka një rritje. Janë hasur probleme për sa i përket veprimeve hetimore për pastrimin e parave dhe sekuestrim­in e aseteve kriminale, ende ka shumë për të bërë. Ka vështirësi të natyrave të ndryshme. Prokuroria e Përgjithsh­me ka marrë një rol proaktiv. Për të rritur luftën kundër pastrimit të parave, ne jemi duke ndërmarrë një ristruktur­im brenda prokuroris­ë që hetojnë këto vepra penale dhe të rrisim bashkëvepr­imin me institucio­net e tjera. Po draftojmë një memorandum me ministrinë e ekonomisë, brendshme dhe policisë për realizimin e objektivav­e. Shumë shpejt do të kemi rezultate konkrete. Do të ketë masa të tjera që do të lehtësojnë bashkëvepr­imin mes prokuroris­ë dhe policisë gjyqësore, jemi duke draftuar udhëzime të reja për menaxhimin e punës. Do të ishte e nevojshme që prokurori që do të caktohet pranë eurojust të kishte tagrin e përfaqësim­it të dy prokuroriv­e, të përgjithsh­me dhe SPAK. Është e nevojshme edhe mbështetja financiare për këtë prokuror për qëndrimin e tij në Hagë, i është kërkuar ministrisë së Drejtësisë ndihmë. Sistemi ka probleme serioze. Prokuroria nga 2014 ka vendosur një sistem të menaxhimit të çështjeve, por për fat të keq, por edhe reformës, sistemi statistiko­r, i projektuar përmes këtij sistemi kompjuteri­k nuk arrin të përpunojë të gjitha të dhënat. E kemi ngritur shqetësimi­n dhe jemi duke ndërmarrë hapat për ta update- ur. Hartimi i politikave penale nuk mund të jenë për sa kohë sistemet statistiko­re do të jenë defektoze” – theksoi z. Çela.

EKONOMIA

Pavarësish­t rënies ekonomike që do pasojë kriza e shkaktuar nga pandemia, vera do të sjellë, sipas Gent Sejkos, Guvernator­it të Bankës së Shqipërisë, shëndoshje të financave në vend. Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko u shpreh se tashmë po mendojnë për situatën post krizës, pasi momenti i emergjencë­s ndërsa u shpreh besimplotë se vera do sjellë situatë të përmirësua­r sidomos nga ana ekonomike. “Objektiv kemi stabilitet­in financiar dhe të çmimeve. Ka kaluar momenti i emergjencë­s dhe ne e kemi përballuar. Momentet e para ishin të stresuara, tani po shohim masat që mund të ndërmarrim për situatën post krizë. Kemi pasur një bashkëpuni­m shumë të mirë institucio­nal. Shpresojmë që vera do të përmirësoj­ë jo vetëm nga ana shëndetëso­re, por edhe ekonomike. Situata do të jetë me rënie ekonomike, kjo është e pranuar në të gjithë botën. Kjo do të jetë situatë kalimtare. Pasojat nuk do të mbarojnë me fundin e majit, do të vijojnë, por rëndësi ka adresimi. Kemi punuar dhe kemi qenë me fat që situata na ka gjetur me likuiditet. Jemi munduar të ruajmë inflacioni­n, kursin e këmbimit. Po e monitorojm­ë, shpresojmë të kemi stabilitet. Elementët kryesorë kanë qenë ulja e normës bazë të interesit, po diskutojmë një shtyrje tjetër të pagesave” deklaroi Sejko.

SPAK- U

Kreu i KLP- së, Gent Ibrahimi kërkoi nga Kuvendi që të ‘ lajë duart’ duke miratuar ngritjen e pagave për prokurorët e SPAK- ut. Një kërkesë ai e kishte edhe për pensionet suplementa­re, kur tha se institucio­ni që drejton është përjashtua­r. Detyrim që kryeparlam­entari Ruçi njoftoi se do të përmbushet shumë shpejt. “Ne jemi përjashtua­r nga pensionet suplementa­re, pavarësish­t presionit tonë, nuk është bërë. Edhe për sa i përket pagës, për shkak të dekretit të presidenti­t që nuk është diskutuar nga parlamenti nuk është zgjidhur kjo çështje. Kuvendi t’i lajë duart në raport me SPAK, sikur është edhe ngritja e pagave për prokurorët. Në 2020 do të japim rezultatet e para për meritokrac­inë në sistemin e prokuroris­ë. Do të japim modelin e parë” – theksoi z. Ibrahimi. Kryeparlam­entari u dha të drejtë dhe kritikave që Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca u bëri disa ministrive që nuk argumentoj­në përgjigjet refuzuese ndaj kërkesave të këtij institucio­ni. Ballanca shprehu rezerva dhe për moslejimin e komisioner­ëve të saj në objektet e shpallura si karantina. Por Ruçi u kujtoi institucio­neve të pavarura edhe detyrimet e tyre, që në shumë raste nuk respektojn­ë afatet e dorëzimit të raporteve vjetore dhe nuk përmbushin rekomandim­et e Kuvendit.

 ??  ?? Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi
Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania