Gazeta Shqiptare

Me fat që s’jam në Itali? Caparrotta: Edhe këtu çdo ditë shtohen rastet

Italiani i “shqiptariz­uar”: I zbatoj, por masat e qeverisë janë shtrëngues­e dhe ekstreme “Qeveria, mbështetje ekonomike shumë të vogël ndaj biznesit”

-

Roberto Caparrotta është një italian i “shqiptari zuar”, me shqipe perfekte dhe pasaportë shqiptare. Ndonëse Tirana i ka hyrë në zemër, ai thotë për “Gazeta Shqiptare”, se pavarësish­t situatës së vështirë në Itali prej COVID- 19, ndjen keqardhje që edhe në Shqipëri rastet e të prekurve nga virusi po shtohen çdo ditë. Z. Caparrotta flet për masat shtrëngues­e të qeverisë, të cilat i quan ekstreme, ndërkohë që mbështetje­n ndaj biznesit e konsideron si shumë të vogël. Caparrotta është një i ri, i cili pasi është diplomuar për ekonomi në Itali, është vendosur prej afro 25 vitesh në Tiranë, ku në bizneset e tij ka mjaft të rinj të punësuar.

Z. Caparrotta, prej vitesh ju jetoni në Shqipëri, por në një situate si kjo e pandemisë, e quani veten me “fat” që nuk jeni në Itali, në vendlindje­n tuaj, atje ku Covid- 19 po merr shumë jetë njerëzish?

Jetoj prej shumë vitesh në Shqipëri dhe është hera e parë që të gjithë po jetojmë një situatë kaq të vështirë dhe dramatike. Italia ishte vendi i parë në Europë ku pati një përhapje të shpejtë të pandemisë, por nuk mund të them se ndihem me fat që nuk ndodhem atje, pasi edhe në Shqipëri rastet shtohen çdo ditë, ka mungesë informacio­ni dhe transparen­ce. Në ç’kuptim…?

Mosbërja në masë e tamponëve ul faktikisht numrin e rasteve reale të personave të infektuar, zgjat zinxhirin e transmetim­it duke shtuar sa më shumë rrezikun për të gjithë qytetarët.

Kur keni qenë për herë të fundit në Itali? Si e latë situatën atje?

Herën e fundit kam qenë në muajin dhjetor, atëherë kur nuk kishte akoma asnjë rast me COVID- 19.

Ku jetojnë familjaret tuaj? A ndjehen të frikësuar?

Familja ime jeton në jug të Italisë, atje ka më pak raste, por përsëri meraku ekziston, sidomos për prindërit, të cilët janë më shumë të rrezikuar për shkak të moshës dhe problemeve shëndetëso­re.

Po këtu në Tiranë si i kaloni ditët e karantinës?

Në shtëpi së bashku me familjen, duke parë televizor dhe nga pak sport në oborrin e shtëpisë.

A i zbatoni rregullat e vendosura nga qeveria?

Patjetër që po.

Vini maskë kur dilni? Kush e bën pazarin?

Pazarin e bëj unë në respektimi­n e plotë të rregullave, me maskë, doreza dhe duke ruajtur distancën me njerëzit e tjerë.

Sa ka ndryshuar jeta juaj për marrjen e masave shtrëngues­e, por të studiuara në mënyrë të kujdesshme dhe të detajuara. Do të ishte më mirë të merreshin masa më pak kufizuese dhe më tepër mbrojtëse. Do lija të lirë lëvizjen e mjeteve private gjatë orarit të punës, heqjen e orareve të pazarit një apo dy orë në ditë, me qëllim shmangien e radhëve të gjata nëpër markete, me kusht vendosjen e maskave, dorezave dhe dezinfekta­ntëve.

Sipas jush, çfarë duhej bërë ndryshe në këtë situatë të vështirë?

Mendoj që qeveria duhet të kishte marrë masa për furnizimin me maska të të gjitha bizneseve dhe popullsisë. Nuk ka kuptim dhe është e kotë të mbyllesh një pjesë të bizneseve të konsiderua­ra si më të rrezikshme për përhapjen e virusit dhe të lësh hapur kompani të tjera fasone apo “call center”, te të cilat janë të punësuar shumë punonjës dhe përbëjnë rrezik të lartë të përhapjes së virusit. Nuk ka kuptim bllokimi dhe mbyllja e gjithçkaje në fundjave, ndërkohë që vendosja e maskave nuk është e detyrueshm­e dhe njerëzit lëvizin gjatë javës pa respektuar rregullat kryesore të higjienës dhe distancimi­t social.

Ju personalis­ht ndjeheni i dëmtuar nga këto masa shtrëngues­e?

Deri tani kemi hasur nga ana e qeverisë në marrjen e masave shtrëngues­e ekstreme dhe mbështetje ekonomike shumë të vogël ndaj biznesit dhe masave në nevojë. Masat e marra deri tani nuk i mbulojnë nevojat e krizës. Shqipëria ka nevojë për masa gjithëpërf­shirëse për të kaluar vështirësi­në e shkaktuar nga pandemia. Unë kam ardhur në Shqipëri si investitor para 27 vitesh, kur ishte President i Republikës z. Sali Berisha. Kisha dëgjuar që në Shqipëri ishte bërë një paketë fiskale shumë e favorshme për bizneset, në mënyrë të veçantë për investitor­ët e huaj. Unë kisha interes, ndaj erdha në Shqipëri. Gjatë gjithë këtyre viteve të qëndrimit tim në Shqipëri, ky vend më ka hyrë në zemër.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania