Gazeta Shqiptare

U futën të pastronin pusin në oborrin e shtëpisë, humbin jetën gjyshi dhe 2 nipërit

Tragjedia në Berat, policia: Ishte e vështirë t’i nxirrnim nga pusi 75- vjeçari Kamber Hoxha u asfiksua nga gazi, dy të afërmit i shkuan në ndihmë, por gjetën vdekjen

-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Berat, ku 3 persona me lidhje gjaku me njëri tjetrin u bllokuan në një pus dhe fatkeqësis­ht humbën jetën. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dushnik, ndërsa tre viktimat janë: 44- vjeçari Gentian Golashi, 46- vjeçari Neim Hoxha si dhe 75- vjeçari Kamber Hoxha. Mësohet se njëri prej viktimave, Kamberin e kishte xhaxha, e tjetri dajë. Sipas dëshmive nga vendngjarj­a, fillimisht ka hyrë në pusi i moshuari Kamber Hoxha, i cili po përpiqej të rregullont­e shkallët e pusit 10 metra të thellë. Pusi në oborrin e shtëpisë ishte i bllokuar prej disa vitesh, ndërsa gjyshi, Kamberi, kishte hyrë për ta pastruar. Ai është asfiksuar nga gazi dhe ka kërkuar ndihmë. Për ta shpëtuar ka hyrë në pus nipi, Gentian Golashi. As ai nuk ka mundur të dalë i gjallë prej andej. Më pas ka hyrë nipi i dytë Neim Hoxha, i cili u nxor nga zjarrfikës­et në gjendje të rëndë, por ndërroi jete rrugës për në spital. Shërbimet e Policisë, zjarrfikës­et dhe ambulanca kanë shkuar në vendin e ngjarjes rreth 40 minuta pasi ishin njoftuar nga familjarët. Drejtori i policisë së Beratit, Hasan Ahmetaj deklaroi dje për mediat se ishte e pamundur shpëtimi i tyre. “Si fillim ka hyrë plaku për të pastruar pusin. Më pas kane hyrë dy nipat për ta shpëtuar. Por pa kuptuar se aty është mungesë totale oksigjeni. Patën vështirësi ekipet e zjarrfikës­es dhe policisë për të nxjerrë trupat nga pusi. Në momentin që ne bëmë përpjekjet për t’i çuar në spital, ishte e pamundur, pasi ata kishin ndërruar jetë. Ne do ndjekim të gjitha procedurat ligjore që janë në fuqi. Nesër do të marrim të gjitha masat e duhura për të respektuar dhe rregullat e Covid- 19 që mos të kemi dhe fatkeqësi të tjera. Kjo është detyra jonë, ne do ta bëjmë”, tha Ahmetaj. Ndërkaq, mësohet se Kamber Hoxha e kishte marrë në shtëpi për ta rritur djalin e motrës, Gentian Golashin, i cili kishte mbetur jetim, por fatkeqësis­ht mbeten të vdekur në pus, bashkë dhe me nipin tjetër, djalin e vëllait të 75vjeçarit. Ngjarja e djeshme ka tronditur jo vetëm të afërmit e viktimave, por edhe banorët e zonës. “O bir, bir, si ike kështu o bir, more dhe të rinjtë o bir! S’na mban vendi. Jemi rritur në një familje, hanim pinim tok”, tha dje mes lotësh një e moshuar nga fshati Dyshnik i Beratit. Ndërsa një e afërme e familjes Hoxha u shpreh mes lotësh se jemi rritur në një familje.

 ??  ?? Tragjedia në fshatin Dyshnik të Beratit
Tragjedia në fshatin Dyshnik të Beratit
 ??  ?? Prokurori Arjan Ndoji
Prokurori Arjan Ndoji
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania