Gazeta Shqiptare

Vrasja në shtëpinë e Marsida Qatjas, si u lirua ish- shefi i sigurisë Toçi pasi qëlloi për vdekje Haxhollin

-

TIRANË

– Zbardhet vendimi i Gjykatës së Kavajës për lirimin nga burgu, të ish- shefit të sigurisë së burgut të Durrësit, Bledar Toçi. Toçi akuzohej për vrasjen e Dritan Haxhollit me armën e shërbimit. “Shqiptarja. com raportoi dje se Toçi u lirua nga burgu disa javë më parë edhe pse akuzohet për vrasje, pasi Gjykata vendosi se ngjarja kishte ndodhur në kushtet e vetëmbrojt­jes. Ndaj tij, trupa gjykuese vendosi masën e “detyrim për paraqitje” dy herë në muaj në prokurorin­ë e Kavajës. Në zbardhjen e vendimit, gjyqtari i Kavajës Genti Dokollari, argumenton se për shkak të virusit pandemik COVID- 19 dhe mbylljes së kufijve, Toçi nuk ka shanse që të largohet apo të fshihet. Po ashtu duke marrë parasysh masat e marra për shkak të COVID- 19, Dokollari vendosi se masa e “detyrimit për paraqitje” është e barasvlers­hme me “arrestit në shtëpi”. Një tjetër faktor që ka ndikuar në lirimin e tij, ka qenë fakti se sipas tyre Toçi nuk shfaq elementë problemati­ke dhe nuk rrezikon që të kryejë ndonjë krim tjetër pas lirimit. Po ashtu ka ndihmuar edhe fakti që ai nuk ka pasur asnjë dënim të mëparshëm. Ngjarja e rëndë ka ndodhur vitin që lamë pas në një banesë duplex në qytetin e Kavajës. 41- vjeçari Haxholli u vra me armën e shërbimit të efektivit të sigurisë së burgjeve Bledar Toçit, në apartament­in e Marsida Qatjas. Ngjarja ka ndodhur pikërisht kur në dhomën ngjitur flinte djali i saj 2- vjeç, që shpëtoi mrekullish­t pa asnjë lëndim. Ndërsa i plagosur mbeti edhe vetë Toçi. Fillimisht ngjarja u raportua si një krim pasioni, pasi Marsida deklaroi se ishte ngacmuar vazhdimish­t nga viktima dhe prandaj kishte thirrur Toçin që ta ndihmonte. Më pas protagonis­tja e ngjarjes ndryshoi versionin dhe pranoi se kishte marrë rreth 20 milionë lekë të vjetra si shpërblim për të mbyllur gojën për trafikun e drogës që ndodhte në banesën e saj dhe se për ‘ biznesin’ ishte në dijeni dhe bashkëshor­ti i saj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania