Gazeta Shqiptare

Dy fëmijët të ndarë dhe me mall për njeri- tjetrin, Babai: Gruaja është ndikuar nga familja e saj

30- vjeçari, apel “live” nuses: Jam gati të të fal që të bashkohen fëmijët “Kam foto e mesazhe, ajo e di pse isha unë xheloz”

-

Në studion e emi sionit me “Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti në “News 24”, të mërkurën u trajtua historia e 30- vjeçarit, baba i dy fëmijëve, i cili në një lidhje të drejtpërdr­ejt “Skype” tregoi historinë e tij për konfliktet me gruan dhe u shpreh i shqetësuar për atë çfarë ka ndodhur me fëmijët dhe bashkëshor­ten e tij. Aktualisht dy fëmijët jetojnë të ndarë dhe me mall për njëri- tjetrin. Në një përballje “live” me vjehrrin, ky i fundit u shpreh se vajza e tij nuk do të kthehet më kurrë në atë familje. Por, ata që e vuajnë më shumë këtë ndarje janë dy fëmijët e çiftit, të cilët kanë shumë kohë që nuk e takojnë njëri- tjetrin. 30vjeçari u shpreh se në familjen e tyre nuk ka pasur kurrë debate me tone të lartë, por problemati­ka si çdo çift. 30vjeçari rrëfeu njohjen e tij me bashkëshor­ten, por kundërshto­i atë çfarë shprehu vjehrri i tij, se nuk ka qenë kurrë dhunues ndaj saj. Por, keqkuptime­t midis çiftit kanë nisur që në fillimet e tyre, këtë e pohoi edhe vjehrri në lidhje telefonike. Ndërkaq, ditën e djeshme 30- vjeçari vendosi të dilte me zë e me fytyrë, pasi siç tha ai, nuk ka asgjë për të fshehur dhe kërkon bashkimin e fëmijëve. “Sot vendosa të dal me fytyrë, të tregoj se nuk kam asgjë për të fshehur. Nuk jam i dhunshëm dhe nuk e kam gjuajtur asnjëherë bashkëshor­ten. Bashkëshor­tja ime është ndikuar nga familja e saj. Familja ime nuk ka jetuar kurrë me mua, që 17 vjeç e gjysmë unë kam jetuar vetëm që kur kam ikur nga Shqipëria. Një javë ose dy javë ka qenë periudha më e gjatë që kam jetuar me familjen time. Kam qenë gjithmonë i pavarur, po ashtu edhe ekonomikis­ht, edhe pse për familjen kam kontribuar dhe do të kontribuoj. Unë kam një shtëpi shumë të mirë, kam makinë dhe kam kushte shumë të mira këtu ku jetoj. Unë kam kontratë të shtëpisë dhe

DEKLARATA E BABAIT

“Unë kam një shtëpi shumë të mirë, kam makinë dhe kam kushte shumë të mira këtu ku jetoj. Unë kam kontratë të shtëpisë dhe jam qiraxhi i rregullt, nuk kam pasur asnjëherë arsye të mos paguaj qiranë. Kur ka qenë në shtëpi me mua, asaj nuk i ka munguar asgjë. Unë kam qenë ky që jam edhe ky do jem. Nuk duhet të penalizohe­n fëmijët tanë nga sjellja jonë, nga mosmarrëve­shjet që kemi ne. Fëmijët e mi duhet të jenë bashkë”, deklaroi 30vjeçari.

jam qiraxhi i rregullt, nuk kam pasur asnjëherë arsye mos ta paguajë qiranë. Kur ka qenë në shtëpi me mua, asaj nuk i ka munguar asgjë. Unë kam qenë ky që jam dhe ky do jem. Nuk duhet të penalizohe­n fëmijët tanë nga sjellja jonë, nga mosmarrëve­shjet që kemi ne. Fëmijët e mi duhet të jenë bashkë. Bashkëshor­tja ka shkuar tri herë te familja dhe herën e katërt mori policinë. Ajo e di arsyen pse unë kam qenë xheloz dhe do të doja t’ia thosha asaj në fytyrë arsyen pse. Unë kam mesazhe dhe foto që do i çoj asistentes dhe nuses që tregojnë situatën. Kam foto që deklarojnë hapur se fëmijët tanë po vuajnë”, deklaroi i riu. Ai tha se është gati madje të bashkohet me bashkëshor­ten dhe ta falë. “Burri 60 vjeç tha diçka që nuk duhet ta thoshte, ai duhet të ishte me ne dhe të pranojë të na ndihmojë që fëmijët e mi të bashkohen. Unë jam gati ta fal dhe të bashkohem. Ne kemi komunikim të vazhdueshë­m me bashkëshor­ten, kam mesazhet e ruajtura para 3 muajsh dhe kemi folur me detaje edhe çfarë blen nga shkon dhe çfarë bën. Asistentja sociale është shumë provokuese, kam bërë kërkesën për të ndryshuar asistenten sociale.

I kam kërkuar bashkëpuni­m bashkëshor­tes për fëmijët. I kam kërkuar edhe asistentes të na ndihmojë të bëjmë një marrëveshj­e, të mos ketë frikë nusja për të thënë çfarë ajo mendon. Unë dua që nesër të kthehet në shtëpinë e saj. Do i them të lutem të bashkëpuno­jmë për fëmijët tanë, pastaj se çfarë do të ndodh me ne, do e vendosim ne vetë”, apeloi babai i ri.

APELI I 30VJEÇARIT

“Asistentja sociale është shumë provokuese, kam bërë kërkesën për të ndryshuar asistenten sociale. I kam kërkuar bashkëpuni­m bashkëshor­tes për fëmijët. I kam kërkuar edhe asistentes të na ndihmojë të bëjmë një marrëveshj­e, të mos ketë frikë nusja për të thënë të që mendon. Unë dua që nesër të kthehet në shtëpinë e saj. Do i them të lutem të bashkëpuno­jmë për fëmijët tanë, pastaj se çfarë do të ndodhë me ne, do e vendosim ne vetë”, apeloi babai i ri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania