Gazeta Shqiptare

Operacioni “Combinatio­n”, përfundojn­ë në pranga dy shpërndarë­sit e drogës, procedohen blerësit

Policia sekuestron doza kanabisi dhe para

-

TIRANË

- Policia e Ti ranës ka finalizuar operacioni­n e koduar “Combinatio­n”, duke goditur një aktivitet kriminal të shpërndarj­es së lëndëve narkotike. Dy persona janë arrestuar dhe janë proceduar dy të tjerë. “Shërbimet e Komisariat­it të Policisë Nr. 2 Tiranë, pas informacio­neve të marra në rrugë operative për dy persona që merreshin me shpërndarj­e të lëndëve narkotike në disa zona të Tiranës, organizuan punën për identifiki­min dhe lokalizimi­n e këtyre shtetasve. Pas identifiki­mit dhe lokalizimi­t të këtyre shtetasve, shërbimet e Komisariat­it të Policisë Nr. 2 i kanë mbajtur nën vëzhgim për të bërë të mundur kapjen e tyre në flagrancë. Pas vëzhgimit të kryer, shërbimet e Komisariat­it të Policisë Nr. 2, në bashkëpuni­m me Seksionin për Hetimin e Narkotikëv­e të DVP Tiranë kanë finalizuar me sukses operacioni­n e koduar ‘ Combinatio­n’, si rezultat i të cilit u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve H. H., 29 vjeç dhe A. A., 26 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë shtetasit A. Xh., 21 vjeç dhe D. V., 23 vjeç, banues në Tiranë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë. Ndërsa sqarohet se arrestimi i shtetasve H. H. dhe A. A. u bë, pasi në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin merreshim me shpërndarj­en e lëndës narkotike kanabis sativa. Gjatë kontrollit të këtyre shtetasve dhe kontrollit në banesa u gjetën dhe u sekuestrua­n disa doza me lëndë narkotike, një shumë prej 404.000 lekësh të reja dhe 4 telefona celularë të markave të ndryshme. Materialet procedural­e do t’i kalojnë Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e”, e kryer në bashkëpuni­m, në ngarkim të shtetasve H. H. dhe A. A., si dhe për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e”, në ngarkim të shtetasve D. V. dhe A. Xh.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania