Gazeta Shqiptare

Krijuan skema mashtruese me TVSH- në, gjykata dënon me 46.4 vjet burg 24 të pandehurit

Avokatët: Shumë nga të akuzuarit s’e dinin si funksionon­te skema, do apelojmë vendimin Zbulimi nga Drejtoria e Hetimit Tatimor, i shkaktuan buxhetit një dëm prej rreth 18 mln euro

-

Gjykata Penale e Ti ranës ka dhënë ven dimin prej 46 vite e katër muaj burg në total me gjykim të shkurtuar për 24 të pandehur, të akuzuar për veprat penale: “Moskallëzi­m krimi”, “krijimin e skemave mashtruese lidhur me TVSH”, “fshehje e të ardhurave” dhe “mospagim i taksave dhe tatimeve”. Mësohet se gjyqtari Erjon Bani ka firmosur vendimin, ndërsa Prokuroria e Tiranës në këtë gjyq është përfaqësua­r nga prokurorja Danjela Sulaj. Dy personat kryesorë që janë dënuar më shumë janë Dashamir Ymeraj me 6 vite e 8 muaj burg dhe Enver Sheshi 6 vite burg. Por, pavarësish­t se fillimisht u njoftua se bëhet fjalë për goditjen e një rrjeti biznesmenë­sh, në fakt shumica e tyre me shumë vështirësi sigurojnë mbijetesën, janë në skamje. Njëri prej tyre është edhe Bledar Metko, i cili punonte lavazhier, por tregoi se i kishin marrë kartën e identiteti­t dhe në emrin e tij si administra­tor i një firme fantazmë bëheshin prerjet e faturave.

SKEMA E MASHTRIMIT

Një skemë e 20 subjekteve që bashkëpuno­nim me njëri- tjetrin përmes

SI KRYHEJ MASHTRIMI

Një skemë e 20 subjekteve që bashkëpuno­nim me njëri- tjetrin përmes faturave fiktive në një shumë totale prej 34 milionë eurosh, me qëllim uljen e pagesave mujore të TVSH- së si dhe rritjen fiktive të shpenzimev­e, në mënyrë që të paguanin më pak tatim fitim u zbulua nga Drejtoria e Hetimit Tatimor, duke i shkaktuar buxhetit një dëm prej rreth 18 milionë euro. faturave fiktive në një shumë totale prej 34 milionë eurosh, me qëllim uljen e pagesave mujore të TVSHsë si dhe rritjen fiktive të shpenzimev­e, në mënyrë që të paguanin më pak tatim fitim u zbulua nga Drejtoria e Hetimit Tatimor, duke i shkaktuar buxhetit një dëm prej rreth 18 milionë euro. Sipas materialit të prokuroris­ë, thuhet se nga analizimi dhe studimi i të dhënave shoqëritë objektit të hetimi kanë funksionua­r si satelit ndërmjetës duke u përdorur nga shoqëri riimportue­se që operojnë në fushën e artikujve ushqimore për të shkarkuar vlerën totate rreth 34 milionë euro, e cilat më pas nga këto subjekte është bërë e mundur që kjo vlerë të injektohet në mënyrë direkte në shoqëri tregtare që operojnë në fushën e ndërtimit, këto të fundit me kontabiliz­imin e kësaj vlere kanë ulur pagesën e TVSH mujore, si dhe duke rritur fiktivisht shpenzimet vjetore duke ulur në këtë mënyrë normën e Tatim fitimit. Mirëpo vendimi i gjyqtarit Erjon Bani është kundërshtu­ar nga avokatët mbrojtës të të akuzuarve. Avokati Enea Cenko ka pretenduar në sallën e gjyqit se shumë nga të dënuarit nuk kanë pasur idenë se si funksionon­te skema, por kanë qenë punëtorë të thjeshtë që paguheshin me rroga të ulëta.

VENDIMET E DËNIMEVE ME BURG

1. Adrian Zeqo – 1 vit e 4 muaj burg 2. Aleksandër Gusho – 1 vit burg

3. Asim Çaçi – 8 muaj burg

4. Bledar Metko – 8 muaj burg

5. Bruno Osmani – 1 vut burg

6. Diana Ramizi – 1 vit burg

7. Drita Frangaj – 1 vit e 8 muaj burg 8. Emiljano Frroku – 1 vit e 8 muaj burg 9. Erisa Islam – 1 vit burg

10. Gentjan Dedja – 1 vit burg

11. Gerdi Laho – 8 muaj burg

12. Kristi Rrënja – 1 vit burg

13. Lirim Jella – 1 vit e katër muaj burg

14. Kudret Memaga – 1 vit burg

15. Lumturije Murati – 1 vit e 8 muaj burg 16. Myfaret Ballushi – 1 vit burg

17. Rigerta Bakijasi – 8 muaj burg

18. Santiljano Çifligu – 1 vit burg

19. Xhon Lama – 1 vit e 8 muaj burg

20. Dashamir Ymeraj – 6 vite e 8 muaj burg 21. Enver Sheshi – 6 vite burg

22. Valter File – 4 vite burg

23. Nefail Jaho – 4 vite burg

24Robert Shabani – 4 vite e 8 muaj burg

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania