Gazeta Shqiptare

“Udha e shkronjave” të Teatrit Kombëtar

Një vit nga rivendosja në ballinë e emrit të hequr natën

-

Të premten e madhe të pash kës ortodokse më 26 prill 2019, Teatri Kombëtar në qendër të Tiranës, u gdhi pa gërmat e emrit të tij në ballinë. Natën e duke lindur dita e premte, ato ishin hequr në mënyrë misterioze. Kur në mëngjes, në oborrin mes Kombëtarit dhe Eksperimen­talit, ia behën aktorët që protestoni­n kundër vendimit të qeverisë për ta shembur, panë se teatri ishte i paemër. Lajmi mori dhenë, Ministria e Kulturës atëkohë tha se nuk kishte dijeni, ndërsa artistët që mbronin dy godinat, i kërkuan policisë hetim duke akuzuar publikisht instancat shtetërore se i kishin hequr shkronjat fshehurazi. Shteti nuk mori përgjegjës­i deri kur disa ditë më vonë, disa fotografi që rrodhën, tregonin punonjës të bashkisë së Tiranës që hiqnin shkronjat në errësirë. Aleanca tha se akuzat e saj u vërtetuan ndërsa hapën nismën për mbledhje fondesh që shkronjat të riprodhohe­shin për t’u vënë sërish në ballinë. Fondi i nevojshëm u mblodh dhe më 7 maj të 2019- ës, shkrimtari Rudi Erebara, i biri i regjisorit Gëzim Erebara ngjitej mbi një shkallinë, për të rivënë shkronjat. Një grup mbështetës­ish të kauzës dhe publik i rastësishë­m që mbron teatrin e shoqëruan me duartrokit­je “udhën e shkronjave” nga makina që i sillite në teatër e deri te te ngjitja njëra pas tjetrës 14 shkronjat e emrit të godinës së ndërtuar nga arkitektët më në zë italianë të fundit të viteve 1930. U vu në dukje se godina kishte qenë baza e institucio­neve më të rëndësishm­e kulturore të vendit, që nga teatri, opera, albanologj­ia, etj.

Dje, një vit pas kësaj ‘ udhe shkronjash’ shkrimtari Rudi Erebera, aktori e regjisroi Edmond Budina, aktori Mehdi Malkaj dhe aktorja Adriana Tolka, ish- ministrja e Arsimit Mirela Karabina, arkitektët Doriana Musai dhe Titi Seranaj, juristja Adriana Kalaja, etj, ishin sërish në shesh për të kujtuar përvjetori­n.

“Dita më e bukur për të kujtuar forcën e lirisë, kurajos dhe vullnetit qytetar. Dita kur shkronjat e Teatrit Kombëtar nuk përbëjnë vetëm shkronja, por një akt historik: TEATRI KOMBËTAR. Sot, një vit më vonë, teatri është këtu, shkronjat janë këtu, ne jemi këtu. Mirënjohje për shkrimtari­n Rudi

Erebara. Me veglat në brez, emocionin e artistit, qetësinë prej njeriu që e ka ndarë mendjen, hijeshinë e një heroi të qytetit, ai na përshëndet dhe e përshëndes­im: fitore!”,

shkroi dje Aleanca.

NJË VIT MË PAS

Duke lënë mënjanë asociimet e titullit të këtij shkrimi me filmin e njohur të Vladimir Priftit, shkronjat si në pelikulë edhe në teatër, megjithatë, simbolizoj­në lirinë. Pavarësish­t autoriteti­t kundër të cilit, e kanë bërë udhën e tyre, shkronjat e filmit dhe këto të godinave të anasamblit teatror, simbolika mbetet domethënës­e, ndonëse nga Perandoria Osmane në ditët tona, shumëçka është ndryshe. Shkronjat e atëhershme dhe këto të sotshmet, kërkojnë të zgjojnë vetëdijet njerëzore, dikur duke kërkuar arsimimin e sot, duke kërkuar mbrojtjen e gjurmëve të kulturës.

Në një vit, është shënuar protesta dhe përplasja e 24 korrikut mes artistëve dhe policisë, ka funksionua­r Festivali për mbrojtjen e Teatrit, janë mbledhur dhjetra tonë ndihma në teatër për t’i shpërndarë te të prekurit nga tërmeti dhe teatri ka vijuar të ruhet 24 orë edhe gjatë pandemisë së COVID- 19 kur masat e vëna nga qeveria, kanë ndaluar lëvizjet e daljet e qytetarëve. Po në këto kohë, Teatri është shpallur zyrtarisht i mbrojtur nga Europa. Ekspertët e “Europa Nostra” dhe Institutit të Bankës Europiane të Investimev­e së shpejti vizitojnë shtatë vendndodhj­et më të rrezikuara në Europë, ku bën pjesë edhe Teatri Kombëtar. “Europa Nostra” – Zëri Evropian i Shoqërisë Civile për Trashëgimi­në Kulturore dhe Natyrore dhe organizata e saj partnere, Instituti Evropian i Bankës së Investimev­e, bashkërish­t bëjnë thirrje për solidarite­t dhe mobilizim të vendimmarr­ësve dhe palëve të trashëgimi­së ( publike dhe private) për të shpëtuar vendet e trashëgimi­së së Evropës, të cilat janë përzgjedhu­r për listën e vitit 2020 të 7 vendndodhj­eve më të rrezikuara, ku është futur edhe “Teatri Kombëtar i Shqipërisë, një shembull i jashtëzako­nshëm i arkitektur­ës moderne italiane nga vitet ’ 30, e cila është një nga qendrat më të spikatura kulturore në vend, përballet me kërcënimin e afërt të prishjes”. Më tej, Komisioni Evropian dhe Delegacion­i i BE- së në Shqipëri kanë shprehur mbështetje­n e tyre që Teatri Kombëtar i Tiranës të vendoset në listën e 7 më të rrezikuarv­e të Europa Nostra.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania