Gazeta Shqiptare

“Iku me pishmane, nuk e mirëpritën se qe kritik”

Zana Varvarica: T’i ruhen veprat, shteti të mbledhë artin e tij

-

ELVA MARGARITI

Me Maksin na mbetën biseda në mes... dhe është gati e pabesueshm­e që nuk do të jetë në mbledhjen e radhës të Këshillit Strategjik për Kulturën. E doja edhe atëherë kur ngrinte zërin, sepse ai luftoi gjithë jetën që zëri i tij të dëgjohej. Maks Velo do të na mungojë të gjithëve. Do të na mungojë eksperienc­a, dëshmia, pasioni, energjia, dashuria që kishte për artin dhe të bukurën, imazhi i tij, që nuk mungonte në asnjë aktivitet kulturor. Maks, dot nuk të themi lamtumirë!

POLITIKA

Presidenti Ilir Meta ka shprehur mesazh ngushëllim­i për ndarjen nga jeta të piktorit dhe arkitektit Maks Velo. Meta shkruan në “Facebook” se ikja e Velos lë pas një boshllëk të pazëvendës­ueshëm në shoqërinë shqiptare. Sipas presidenti­t, Velo dhe zëri i tij kritik do t’i mungojë në veçanti mbrojtjes së interesit publik në këtë periudhë të brishtë institucio­nale dhe demokratik­e. Për kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi, Maks Velo ishte pasionant i lirisë, mbrojtës i së vërtetës dhe luftëtar i së drejtës. Ai tha se Maksi zhvilloi shumë beteja në jetë dhe të gjitha i fitoi me artin, erudicioni­n, pasionin, qëndresën dhe stoicizmin e tij. Ndërsa kryeminist­ri Rama në postimin e tij shoqëruar me foton e Velos ka shkruar: “Çfarë trishtimi! Lamtumirë Maks”! Kreu i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, e cilësoi Velon shembull spikatës të disidencës në telajo, arkitektur­ë dhe libra. Kryebashki­aku i Tiranës, Erion Veliaj, tha se kryeqyteti humbi një artist brilant, që la pas vepra ikonike, ndërsa ceremonia mortore do të organizohe­t nga Bashkia e Tiranës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania